Në Mal të Zi janë regjistruar tri raste të reja me koronavirusin e ri, COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi njoftoi se janë analizuar 96 mostra, ndër të cilët 3 prej tyre kanë rezultuar me koronavirus.

Në Mal të Zi gjithsej janë 311 persona të infektuar, ndërsa pesë kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes.

Top Channel