Rama: Nga java e ardhshme vepron task-forca “AntiCovid”. Bizneset me protokoll të kuq do kenë…

20/04/2020 13:30

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga java e ardhshme do veprojë task-forca “AntiCovid”.

“Brenda javës do ketë një task forcë anti covid me bërthamë në kryeministri, pastaj nëpër bashki dhe grupe në territor që do ndjekin se si ndiqen protokollet nga bizneset.

Ka tre protokolle: jeshil pra rrezik i ulët, i verdhë pra rrezik mesatar, dhe i kuq me rrezik të lartë, te këta të fundit do ketë një bluzë të bardhë që do ndjekin në kohë reale procesin.

Që të mos ketë kështu asnjë pronar që nuk zbaton standartet e sigurisë dhe mos të ketë punonjës që të jënë të painformuar se si të mbrohen vetë dhe të tjerët. Kjo do jetën punë e task forcës anticovid që do fillojë nga java e ardhshme”, tha Rama.

Top Channel