E shtunë, 02 Maj 2020
08:35
Mbi 65 mijë viktima! Rritet bilanci në SHBA, më shumë se 1.1 milionë të infektuar

Bilanci i viktimave nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 65,776.

08:25
Mbi 3.4 milionë të infektuar! Sa viktima dhe të shëruar regjistrohen në mbarë botën

Sipas të dhënave të “Worldometers”, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në botë ka kapur shifrën 3,401,394.

08:13
“S’mjaftojnë vetëm heronjtë”/ Covid-19: Nuk vendosin virologët në krizën e Koronës

Lufta kundër virusit Korona, një bashkëjetesë me pandeminë dhe mbijetesa ndaj këtij kërcënimi është një maratonë e gjatë.

08:04
Shefi i aeroportit në Britaninë e Madhe: Distancimi social në aeroporte, i pamundur

Aplikimi i distancën sociale është fizikisht i pamundur. Kështu është shprehur shefi i aeroportit Heathrow në Britaninë e Madhe.

07:47
Vazhdojnë reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin.

07:24
Aguero: Kemi frikë të kthehemi, jemi nervozë

Premier League por përgatit planin për rinisjen e stërvitjes në grup, por shumë futbollistë nuk ndihen të sigurt për të zbritur sërish në fushë. Sulmuesi i Manchester City-t, Sergio Aguero, rrëfen se është i shqetësuar për situatën dhe jep alarmin.

07:00
Luis Suarezin e duan në Argjentinë, presidenti i klubit legjendar ka gati ofertën

Një ofertë e re për Luis Suárezin. Në orët e fundit, pas komenteve të Bernardo Romeos, ish-trajnerit të San Lorenzos, ka zbuluar se klubi historik argjentinas nuk përjashton mundësinë e negociimit për blerjen e sulmuesit të Barcelonës.

06:42
Gjethet e fikut, ja si t’i përdorni për tensionin e lartë

Fiku është një frut i shijshëm dhe i ëmbël i familjes botanike ku bëjnë pjesë edhe manat. Fiqtë mund të hahen të freskët, të thatë, të pjekur në furrë ose në zgarë. Fiqtë shoqërohen nga gjethe me ngjyrë të gjelbër të çelët me një formë shumë të veçantë. Ekspertët i përshkruajnë këto gjethe si të pasura me vlera ushqyese dhe shëndetësore.

06:27
Si ndikon ngrënia e mëngjesit tek aktiviteti i trurit gjatë ditës

Një studim i fundit të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se ngrënia e mëngjesit ka një ndikim domethënës në shëndetin e trurit. Ky vakt ndikon në çlirimin e disa substancave që ngjallin ndjenja të mira dhe emocione pozitive. Studiuesit e Universitetit të Misurit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin të interesuar të zbulonin ndikimin e vaktit të parë të ditës në mirëqenien e njeriut.

06:06
Arsyet kryesore për shëndetin përse duhet të hani vezë çdo ditë

Vezët mbartin vlera të jashtëzakonshme ushqyese për shëndetin e njeriut. Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ato bëjnë pjesë në listën e 10 ushqimeve më të rëndësishme për organizmin.

05:49
Produkti ushqimor që rrit mërzinë dhe depresionin, si ta shmangni

Fakti që sheqeri ka një ndikim të tmerrshëm në organizëm, nuk përbën më lajm. Prania e tij ka lidhje të drejtpërdrejtë me mbipeshën, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Duke qenë se sheqeri ka një ndikim kaq të fortë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, natyrshëm lind shqetësimi për ndikimin në shëndetin e trurit.

05:30
Steinmeier: Arti dhe kultura janë ushqim

Presidenti i Gjermanisë tha se kërcënohet ekzistenca e shumë artistëve. Koncertin për Evropën e luajti vetëm një pjesë e Berliner Philharmoniker përpara një salle të zbrazët të Filarmonisë së Berlinit.

05:04
Mbretëria e Bashkuar kreu mbi 100,000 teste për Covid-19 brenda një dite

Mbretëria e Bashkuar ka kryer më shumë se 122,000 teste për koronavirus më 30 prill, duke tejkaluar synimet e qeverisë, ka thënë Ministri britanik për Shëndetësi, Matt Hancock.

04:35
Dhjetë shtete amerikane rihapen pjesërisht

Dhjetë shtete amerikane kanë njoftuar të premten se kanë filluar të lehtësojnë masat e izolimit, që janë vënë me qëllim të luftimit të sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

04:06
OKB: Miliona fëmijë mund të mos vaksinohen si pasojë e koronavirusit

Miliona fëmijë rrezikojnë të përballen me mungesë të vaksinave të domosdoshme për jetesë, kanë paralajmëruar Kombet e Bashkuara, pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë me koronavirus.

03:42
Trump nuk pranon të komentojë për liderin e Koresë së Veriut

Presidenti Donald Trump nuk pranoi të komentojë të premten mbi një raport të agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut se lideri i vendit Kim Jong Un kishte bërë daljen e tij të parë në publik që nga 11 prilli.

03:21
Bien poshtë spekullimet, Kim Jong Un bën daljen e parë publike pas 20 ditëve

Pas 20 ditëve mungesë, është shfaqur në publik për herë të parë lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un. Sipas medias shtetërore KCNA Kim, Jong Un u shfaq duke prerë shiritin e një fabrike plehrash.

02:50
William Barr, është koha të hiqen kufizimet

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara William Barr tha të premten se me uljen e dukshme të kurbës së infeksionit të koronavirusit, ka ardhur koha që vendi të fillojë të lehtësojë disa prej kufizimeve të distancimit social të vendosura nga qeveritë e shteteve në muajt e fundit për të ngadalësuar përhapjen e virusit.

02:19
Sekretarja e re e Shtypit, McEnany u bën jehonë komenteve të presidentit për Kinën

Sekretarja e re e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany e përdori konferencën e saj të parë për shtyp për t’i bërë jehonë komenteve të presidentit Trump mbi rolin e Kinës në pandeminë e koronavirusit. Presidenti Donald Trump, ka thënë se ka parë informacione se virusi mund të ketë dalë nga një institut i virologjisë në Kinë.

01:44
Covid-19 në Spanjë/ Rritet lehtë numri i viktimave

Në 24 orët e fundit, Spanja regjistroi 281 vdekje nga koronavirusi ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 24.824. Të enjten numri i vdekjeve ishte 268.

01:18
Pezullohet dekreti i Thaçit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk ka seancë të shtunën

Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka pezulluar përkohësisht dekretin e presidentit Hashim Thaçi që mandatonte Avdullah Hotin për krijimin e qeverisë së re.

00:55
Rama shpjegon lehtësimin e masave/ Nga 18 maji hapen baret dhe restorantet, por…

Kryeministri Edi Rama ka publikuar planin e rihapjes duke nisur nga kjo e hënë, për tre javë me radhë, për secilën kategori që përfiton nga lehtësimet e masave të vendosura për pandeminë e koronavirusit.

00:33
Dortmundi gjen te Barcelona pasuesin e Sanchos, nis negociatat me katalanët

Borussia e Dortmundit është shndërruar prej vitesh në një “fidanishte” talentesh, pasi merr futbollistë të rinj me të ardhme dhe u jep mundësinë të shpërthejnë, për t’u shitur më pas në klubet më të mëdha europiane, me shifra të majme që kanë pasuruar vazhdimisht arkat e klubit verdhezi.

00:17
Lazio e kënaqur me punën e Inzaghit, gati rinovimi me kontratë afatgjatë

Ndërkohë që futbolli është ndërprerë dhe në Itali po bëhet një debat i fortë mbi rifillimin apo anulimin e sezonit aktual, te Lazio po mendojnë të rinovojnë kontratën e trajnerit Simone Inzaghi, duke qenë se aktualja përfundon verën e 2021-shit.

E premte, 01 Maj 2020
23:45
Klubet duan të përfundojnë sezonin, zbulohet plani me 7 pika!

Klubet e Premier League bënë me dije qëndrimin e tyre për të përfunduar këtë sezon të kampionatit anglez dhe menjëherë pas gatishmërisë së të gjitha skuadrave për të zbritur në fushë është zbuluar plani me 7 pika përsa i përket masave të sigurisë që të bëhet i mundur fundi i këtij sezoni.

22:59
SHBA-ja miraton ilaçin për trajtimin e koronavirusit

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka miratuar një ilaç që mund të përdoret për trajtimin e koronavirusit të ri, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump.

22:57
Prodhimi i vaksinës/ Kompania britanike shpreson të prodhojë 1 milionë doza në muaj

Një prodhues britanik që pritet të marrë përsipër prodhimin e vaksinës që po zhvillojnë shkencëtarët britanikë kundër koronavirusit thotë se brenda muajit maj shpreson të konfirmojë nëse mund të prodhojë një milion doza vaksine në muaj.

22:51
Egbo: Tirana e meriton titullin/ “Nëse shpallemi kampionë do mendojmë se ku do festojmë me tifozët”

Prej thuajse dy muajsh kampionati i futbollit është ndërprerë dhe për rikthimin nuk ka askush një përgjigje të saktë. Një ndërprerje  shumë e gjatë sa ka prishur gjithçka në ritmin e ekipeve. Në një intervistë për Top Channel, trajneri i kryesueseve të të Superligës, Tiranës, Emanuel Egbo tregon situatën.

22:47
Francë, 218 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në Francë u shtua sot edhe me 218 të vdekurit në 24 orët e fundit, tha drejtori i përgjithshëm i Shëndetësisë, Jerome Salomon, duke çuar në 24 594 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend.

22:44
Epike/ Modelet më skandaloze të flokëve në kohë koronavirusi

Ende nuk dihet sa do të zgjasë kjo pandemi e koronavirusit dhe njerëzit e shqetësuar nuk dinë çfarë të bëjnë me flokët e tyre që rriten vazhdimisht. Mirëpo, disa persona kanë marrë përsipër riskun dhe kanë vendosur t’i stilojnë vetë flokët.

22:39
Origjina e koronavirusit/ OBSH: Kina të na ftojë edhe ne në hetim

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpreson se Kina do t’i ftojë zyrtarët e saj të marrin pjesë në hetimet mbi origjinën koronavirusit të ri. “OBSH-ja do të dëshironte të punonte me partnerët ndërkombëtarë për të marrë pjesë në hetime rreth origjinës së virusit”, i tha AFP-së zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasareviq.

22:33
Debat për zgjedhjet në universitete/ Ministria nxjerr një urdhër të dytë, Rektori Koni kundër personelit akademik

Në muajin maj , drejtuesve të universiteteve publike u skadon mandati. Ndaj ministria e arsimit përcaktoi para pandemisë datën e zgjedhjeve më 8 maj, ndërsa fillimin e fushatës 30 ditë më parë pra në 9 prill. Por për shkak të mbylljes së institucioneve të arsimit të larte, zgjedhjet u pezulluan.

22:30
LDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se do ta respektojë në tërësi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka vendosur në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, i cili i mundësonte kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit, të formonte qeverinë e re.

22:28
3 mësues në një shtëpi/ Burrë e grua dhe vajza e tyre kanë kthyer dhomat në klasa ku zhvillojnë mësimin online

Shtëpia në familjen Kullafi të ngjan si një shkollë, plot me libra. Dhomat janë kthyer si në klasa, pasi këtu jetojnë 3 mësues. Nga 40 vite në arsim, 30 prej tyre Çaushi i ka kaluar bashkë me bashkëshorten, Zylfijen. Të dy në arsimin fillor.

22:20
Foto sa një mijë fjalë/ Bota nën “pushtimin” e koronavirusit

Koronavirusi ka bërë që miliona njerëz në të gjithë globin të izolohen në shtëpi. Ndonëse kjo masë shikohet si mënyra më e mirë për të shkëputur zinxhirin e infektimit, nga krahu tjetër nga kjo situatë ka përfituar dhe natyra.

22:12
Kina nis testimin madhor të valutës së parë dixhitale shtetërore

Kina do të nisë së shpejti pagesat në valutën e re dixhitale shtetërore në katër qytete të mëdha, njoftonin mediat vendase.

22:12
Familjarët i takon me grusht/ Infermieri që u kthye pas 1 muaji mision në Itali në karantinë 2 javore

Është ora 1 e mëngjesit të së premtes dhe normalisht Dilarja e vogël duhet të ishte në gjumë por ajo ka vendosur që të presë babain e saj, Eduardin i cili për 30 ditë shërbeu në spitalet e Italisë duke ndihmuar pacientet e infektuar nga Koronavirusi. 

22:11
Trump: Ja me çfarë do merrem nëse rizgjidhem President i SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se do të dëshironte të merrej me borxhin e fryrë kombëtar nëse rizgjidhet në nëntor. Megjithatë, ai nuk dha detaje se si do ta realizonte këtë gjë.

22:02
Nuk kishte me çfarë t’i ushqente/ Gruaja “gatuante” gurë me shpresën që fëmijët do i zinte gjumi duke pritur ushqimin

Një nënë e tetë fëmijëve, nga Kenia, tregon se “gatuante” gurë për fëmijët, me shpresën se ato do t’i zinte gjumi duke pritur ushqimin.

21:59
“Ndihem mirë”/ Fjalët e fundit të thëna nga 18 vjeçarja që humbi betejën ndaj koronavirusit

Një “ndihem mirë”, bëri që babai të flinte i qetë atë natë, por ato ishin fjalët e fundit që do të dëgjonte nga vajza e tij 18 vjeçare, e cila disa orë më vonë ndërrojë jetë nga koronavirusi.

21:56
Kanadaja ndalon armët pas masakrës me 22 të vrarë

Kanadaja ka njoftuar sot ndalimin e zotërimit të armëve luftarake pas masakrës me 22 të vrarë javës që shkoi, më e rënda në historinë e vendit.

21:55
Kosovë/ Vazhdon trendi pozitiv: 27 të shëruar dhe vetëm 7 raste me COVID-19

Sot më 01 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 221 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

21:49
Ndihmësi i Mourinhos shtyn Messin drejt Interit, ëndrra vazhdon për tifozët zikaltër!

Pavarësisht dëshirave, zërave, përgënjeshtrimeve dhe ëndrrave që prej disa javësh alternohen me njëra-tjetrën e ardhmja e Lionel Messit vazhdon të lidhet ngushtë me Interin. I fundit  që i është shtuar listës së atyre personave që e shikojnë të ardhmen e yllit argjentinas me fanellën zikaltër është Jose Morais ish-zëvendësi i Jose Mourinhos në kohën kur drejtonte Interin.

21:48
PDK: Kushtetuesja konstatoi shkeljen e radhës nga qeveria Kurti, Prokuroria të nisë hetimet

Partia Demokratike e Kosovës përshëndet vendimin e nxjerrë sot nga Gjykata Kushtetuese, i cili i dha të drejtë padisë që PDK ka ngritur ndaj qeverisë së shkarkuar të Albin Kurtit, veçanërisht ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me datën 17 prill.

21:45
Tha se u frikësua për një sulm terrorist ndaj tij, Pacolli: Jam shantazhuar e kërcënuar nga “Ushtria e VV-së”

Deputeti Behgjet Pacolli ka shpërthyer me akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se “ushtria e VV” e kërcënuan dhe shantazhuan përmes rrjeteve sociale.

21:30
Një tenor në izolim/ Saimir Pirgu po qëndron në shtëpinë e tij Verona

Saimir Pirgu po e kalon karantinën në shtëpinë e tij në Verona. Gjate kësaj kohe ai ka postuar në rrjetet e tij sociale projekte nostalgji apo projektet e fundit të operas online. Por lidhur me këtë të fundit ai është shprehur që është një mënyrë për të treguar pozitivitet në këto kohë të vështira por aspak e përshtatshme për një zhaner të artit klasik. Ne do të zhvillojmë një bisedë me të lidhur me të gjitha këto.

21:21
Shefi i kuzhinës në Hanoi shkrin talentin me “koronaburger”

“Për ta mundur, duhet ta hash atë”. Kjo duket se është filozofia e një shefi kuzhine nga Hanoi i cili po tenton të rrisë moralin në kryeqytetin vietnamez me hamburgerët e tij me tematikë koronavirusi.

21:21
Nga rrëqebulli i Ballkanit tek ujqërit, kamerat kurth filmojnë kafshët e egra në malin e Munellës

Kamerat kurth janë nga më të përdorurat nga grupet e eksplorimit dhe studiusve të botës së egër. Pikërisht me këto kamera ‘Protection and Preservation of Natural Environment in Albania’ PPNEAs në malin e Munellës ka fotografuar jetën e kafshëve të egra në malin e Munellës.

21:13
Makina dhe sirena/ Vogëlushit që mposhti kancerin dhe koronavirusin, i bëhet pritje madhështore

Një 7- vjeçar nga Massachusetts i SHBA-ve, i cili mposhti kancerin dhe koronavirusin, iu bë një pritje madhështore në shtëpi, kur doli nga spitali. Gavin Bernnan, iu bë një paradë e vërtetë makinash e sirenash nga departamenti i policisë, në bashkëpunim me atë të zjarrfikëses.

21:05
Pa çfarë nuk rri dot as tre ditë ish-deputeti “kaubojs”?

Eduart Ndocaj ishte pjesë e “Ftesë në 5”me Bieta Sulon përmes një lidhje Skype, nga ku tregoi rutinën e këtyre ditëve izolim nga shtëpia e tij në Milano.

21:04
Belgët nxiten të kontribuojnë për fermerët duke ngrënë më shumë patate

Teksa fermerët dhe përpunuesit e produkteve të tyre po përballen me kohë të vështira prej koronavirusit, qeveria në Belgjikë po nxit qytetaret të hanë më shumë patate të skuqura, pas një ulje të kërkesës gjatë pandemisë.

20:58
Covid-19/  Gjonaj dhe Zadić mbledhin homologët e BE-së dhe rajonit

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj së bashku me ministren e Drejtësisë së Austrisë Alma Zadić, kanë organizuar një takim me homologë të disa prej vendeve të Bashkimit Europian si dhe disa të Ballkanit Perëndimor ku fokusi kryesor ka qenë situata pandemike.

20:53
Osmani: Kushtetuesja mbrojti integritetin institucional

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme ndaj dekretit të Presidentit për mandatarin e ri të qeverisë së vendit, deri në një vendim meritor, ka thënë se do të kujdeset që Kuvendi t’i ndërmarrë të gjithë hapat në përputhje me vendimin e Gjykatës dhe ka ftuar të gjithë udhëheqësit politikë e institucionalë që t’i respektojnë vendimet e kësaj gjykate, pavarësisht nëse pajtohen me to ose jo.

20:48
Njihuni me edukatoren që ka 50 ditë pa takuar fëmijët e saj

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar rastin e një edukatroreje, Besa Bejko e cila shërben në shtëpinë e fëmijëve pa kujdes prindëror, Zyber Hallulli në Tiranë.

20:46
Qytetarët nuk iu bindën urdhrave dhe ‘pushtuan’ plazhet, Kalifornia merr vendimin e paralajmëruar

Guvernatori i Kalifornisë po rikthen masa të distancimit fizik. Pas një fundjave që u shoqërua me turma në plazhet e këtij shteti, guvernatori Gavin Neësom ka dhënë urdhër që duke filluar që të premten plazhet dhe parqet publike të mbyllen.

20:43
Trump i quan protestuesit me armë në bashkinë e Michigan “njerëz të mirë”

Në një prej komenteve të tij në rrjetet sociale presidenti amerikan Donald Trump ka përshkruar sot protestuesit e aramtosur në Michigan si “njerëz shumë të mirë” dhe sugjeron se governatorja duhet t’i dëgjojë e të bjerë në marrveshje.

20:43
Punonjës shtetërorë pa paga mujore!

Fiks Fare vijoi denoncimet ndaj disa institucioneve shtetërore që nuk i paguajnë punëtorëve pagat mujore. Dhjetëra punonjës të kompanisë Al Bakri, që varet nga Ministria e Ekonomisë, janë prej disa muajsh pa rroga mujore.

20:40
Trump u ndërpreu fondet, ekspertja e OBSH-së: SHBA të rishikojë vendimin

Një nga këshilltaret kryesore të Drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se vendimi i fundit i Shteteve të Bashkuara për të ndaluar fondet për këtë organizatë është “shkatërrues” dhe se SHBA duhet ta rimendojë këtë veprim.

20:29
Patos/ Qytetarët: U përplasën dy makina, dëgjuam breshëri armësh! Policia: Nuk kemi prova

PATOS- Një përplasje automjetesh dhe të shtëna me armë janë dëgjuar e parë në qytetin e Patosit rreth orës 19.00.

20:22
Moska thotë se nxitja e SHBA për armë “të ulëta” bërthamore bën më të mundshme luftën

Rusia denonconte kësaj jave një program të Departamentit amerikan të Shtetit për “armët taktike bërthamore” për të cilin tha se “diçka e tillë nuk është parë që prej ditëve më të errëta të Luftës së Ftohtë”.

19:56
Kurti komenton pezullimin e dekretit të Thaçi për qeverinë e re nga Gjykata Kushtetuese

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje pezullimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për sa i përket qeverisë së re në Kosovë.

19:52
Rama: Tre të hënat e ardhshme masa lehtësuese, restorantet do të hapen deri në orën 17:30

Kryeministri Edi Rama Rama nëpërmjet një statusi ka publikuar masat lehtësuese që do të ndodhin më 4 maji, 11 maji dhe 18 maji.

19:49
Transgjonorja i vë zjarrin vetes në protestë për punonjësit e seksit gjatë koronavirusit

Disa pamje të rënda nga një rrjet televiziv në Gjeorgji tregonin një grua që vraponte në rrugë e mbuluar në flakë, duke ulërur se qeveria “nuk do t’ia dijë” për njerëzit në pozitën e saj.

19:43
Kushtetuesja i pezulloi dekretin për qeverinë e re, reagon Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese e pezulloi dekretin e tij për formimin e qeverisë së re.

19:38
Rritet numri i vdekjeve nga Covid-19 në Britaninë e Madhe, në total mbi 27 mijë viktima

BRITANI E MADHE- 739 persona të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ky bilanc tregon se numri i viktimave të Covid-19 në krahasim me ditën e djeshme është rritur me 65 më shumë.

19:32
“Tërbohet” çifti/ Seks në oborr të shtëpisë, në sfond dëgjohen fëmijë duke qarë

Një video është bërë virale në media sociale dhe ka tronditur jo pak opinionin publik në të gjithë botën. Në të shihet një çift duke kryer marrëdhënie seksuale në një park, ndërkohë që në sfond dëgjohen dhe fëmijë duke qarë.

19:20
Kompania nga Texas thotë se roboti i saj $100 000 vret Covid-19 për 2 minuta

Një kompani në Texas, SHBA thotë se ka ndërtuar një robot që mund të vrasë koronavirusit me përqendrim intensiv të rrezeve ultra-violet UVC.

19:19
Kosova merr pjesë në një turne në Serbi, me flamur dhe me himn

Pas disa polemikave më në fund është sqaruar se Përfaqësuesja e Kosovës në boks do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Beograd të Serbisë, derisa aty do të përfaqësohet me flamur dhe himn shtetëror.

19:16
Statistikat/ Në burgjet angleze shqiptarët të parët, ja numri

Ministria e Drejtësisë në Angli ka publikuar statistikat për  numrin e të burgosurve nga ku rezulton se shqiptarët janë nacionaliteti i parë me më shumë të burgosur krahasuar me nacionalitetet e huaja.

19:02
Kosovë/ Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Thaçit për qeverinë e re

Kosovë- Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka pezulluar përkohësisht dekretin e presidentit Hashim Thaçi .

18:57
“Nuk e dija që kam këtë talent”/ Ish-ministrja Klajda Gjosha rrëfen talentin që mësoi gjatë karantinës

Ish-ministrja Klajda Gjosha, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

18:55
Blogerja me shami Fatima Stojku, rrëfen të gjitha paragjykimet që ndesh

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar blogerja Fatima Stojku.  Fatima është me origjinë nga Dibra, por prej pak kohësh jeton në Korçë, me personin e saj të zemrës.

18:51
Vritet me thikë një 23-vjeçar nga Prizreni

Kosovë- Një 23 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë një sulm më thikë.

18:43
Donald Trump thotë se Suedia “po e paguan shtrenjt” refuzimin e izolimit të koronavirusit

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sot se Suedia “po e paguan shtrenjt” refuzimin e bllokadës së koronavirusit, megjithse vendi i tij mban rekordin absolut të infektimeve me më shumë se 1 milionë.

18:39
Veseli: Qeveria Hoti vazhdimësi e Qeverisë Kurti, të dyja mashtruese

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, për Ballkan Talks në Euronews, ka thënë se PDK nuk e përkrah as Qeverinë Kurti e as Qeverinë Hoti. Veseli ka thënë se Kurti ka vënë në pikën më të ulët raportet mes Kosovës e ShBA-së.

18:36
Tërmet i fortë në Peshkopi, magnituda 3.4

Një tërmet me magnitudë 3.4 ka rënë para pak minutash në Maqedoni 9 kilometra lart qytetit të Peshkopisë. Sipas EMSC ka qenë në një thellësi prej 2 kilometrash dhe se efektet kanë qenë lëkundje e fortë.

18:27
Sozia e Selena Gomez, sërish në qendër të vëmendjes (FOTO)

E frikshme, por e vërtetë!

18:25
“Koronafobia”, dy të tretat e britanikëve kanë frikë të dalin edhe pas heqjes së izolimit

Një sondazh i ri thoshte sot se dy të tretat e britanikëve i tremben grumbullimeve të mëdha të njerëzve si evente sportive apo muzikore, edhe pas heqjes së kufizimeve të koronavirusit.

18:20
Itali/ Ulet sërish numri i vdekjeve

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 28236, që do të thotë janë 269 viktima në 24 orët e fundit.

18:18
Rusia shënon rekord rastesh të reja me COVID-19

Rusia regjistroi rekord të rasteve të reja me koronavirus për të tretën ditë radhazi, pasi 7 933 persona të tjerë rezultuan pozitivë.

18:13
Shkencëtarët e ushtrisë amerikane, krijojnë testin që zbulon koronavirusin përpara se të bëhet infektiv

Shkencëtarët që punojnë për ushtrinë amerikane kanë hartuar një test të ri Covid-19 që mund të identifikojë potencialisht ata që e kanë virusin, para se të bëhen infektivë dhe të përhapin sëmundjen.

18:03
Presidenti nigerian emëron të vdekurin në postin kyç të administratës

Presidenti i Nigerisë mbeti pak i sikletosur dje kur shpalli emërimin në një post kyç të administratës, një njeri që kishte vdekur dy muaj më parë.

17:59
Napoli rikthehet në stërvitje? Kjo është data e mundshme

Napoli pritet të rikthehet në stërvitje ditën e hënë. Drejtuesit napolitanët mund të rikthejnë skuadrën në impiantit e tij stërvitor. Stërvitja e ekipit do të nisë nga kampi në Campania.

17:52
Maqedonia e Veriut, vendi me më shumë viktima në rajon nga Covid-19

Maqedonia e Veriut ka më shumë viktima nga koronavirusi për numrin e përgjithshme të banorëve, krahasuar me vendet fqinje, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

17:42
Ish-deputeti “kaubojs”: Zoti ka rënë në hall me gratë, sepse ne burrat s’bëjmë gjë…

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte i ftuar çifti Eduard dhe Valentina Ndocaj.  Ata ndodhet në Milano, pasi Valentina punon mjeke. Teksa po flisnin se si po e kalojnë këtë periudhë izolimi. Ish- deputeti Eduard Ndocaj u shpreh se “Zoti ka rënë në hall me gratë”.

17:35
Kryeministri rus Mikhail Mishustin preket nga koronavirusi, vendi kalon 100,000 raste

Kryeminsitri rus Mikhail Mishustin i ka thënë presidentit Vladimir Putin se është diagnostikuar në koronavirus, teksa sëmundja është përhapur tashmë në çdo rajon të vendit.

17:35
Top Talk: 1 maji, kompromentimi e korruptimin i sindikatave. Punëtorët pa përfaqësim

Sot është 1 maji, dita e punëtorëve. Në këtë ditë në të gjithë botën kryesisht punëtorët dalin në manifestime për të kërkuar garantimin e të drejtave në punë apo sigurimin e më shumë kushteve.

17:32
Koronavirusi nuk kursen as të afërmit e Kylie Jenner, miliarderja bën rrëfimin “shokues”

Koronavirusi nuk ka kursyer as të afërmit e miliarderes 22 vjeçare Kylie Jenner!

17:28
Rama inspekton “By Passin” e Vlorës: Së shpejti rinis gara e aeroportit, më tej nisim Lungomaren 3

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku ditën e sotme kanë inspektuar një pjesë tjetër të punimeve në “By Passin” e Vlorës.

17:14
PD kundër kthimit të studentëve në Universitet: Rifillimi i mësimit është akt kriminal, rrezikon jetën e studentëve dhe pedagogëve

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho me anë të një deklarate nga selia e PD ka hedhur akuza ndaj qeverisë për sa i përket masave të reja për situatën Covid-19.

17:13
Mrekullia/ Pas gjysmë shekulli, dunat spanjolle nuk kanë asnjë gjurmë këmbësh

Një nga atraksionet më të famshme turistike në Spanjë ka pësuar një transformim të mrekullueshëm, i cili i ka befasuar, e i ka kënaqur njëkohësisht ambientalistët. Dunat masive të rërës të Maspalomas në Gran Canaria, të njohura në mbarë botën për bukurinë e tyre, tërheqin cdo vit me qindra mijëra turistë çdo vit, shumë prej të cilëve lënë pas shenjat e tyre.

17:04
Meta vijon aventurat në Shelegur, ngjitet në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë: Pa arratisje…

Pas vizitës në lumin Vjosë dhe midis Leskovikut dhe Ersekës, presidenti i vendit Ilir Meta, ka vijuar aventurat në një tjetër zonë.

16:58
Italia drejt kthimit në normalitet/ Në këtë datë hapen aeroportet në Romë dhe Firenze

Me kërkesë të ENAC, Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli ka nënshkruar, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, marrëveshjen që  autorizon rihapjen për publikun të dy aeroporteve, atë të Ciampino në Romë dhe aeroportin e Firences, Peretola.

16:56
Nëna vrasëse kapet e zhveshur në rrugë pas masakrës ndaj së bijës

Një komunitet i voglë në Ukrainë është tronditur nga një tragjedi në të cilën një nënë ka vrarë bijën e saj 13 vjeçare, për të cilën fqinjët thonin se e donte shumë.

16:44
Bebe Rexhën nuk e keni parë asnjëherë kështu! (FOTO)

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha u fotografua për herë të parë jashtë shtëpisë së saj pas ditësh të tëra në karantinë.

16:34
Ish-zyrtari koreano-verior: Kim Jong-un ka vdekur, ja kur do të bëhet publike

Një ish-zyrtar i Koresë së Veriut është shprehur për mediat e huaja se është 99% i sigurt se diktatori Kim Jong-un ka ndërruar jetë gjatë operacionit në zemër. Ji Seong-ho, tha se lajmin për vdekjen e tij me shumë mundësi mediat do ta japin këtë fundjavë.

16:18
Gigi Hadid flet për herë të parë për shtatzëninë

Në një intervistë të rrallë virtuale për Jimmy Kimmel, modelja e famshme Gigi Hadid ka folur për herë të parë rreth shtatzënisë së saj.

16:14
Qindra protestues të 1 Majit ruajnë distancën në Greqi

Protestuesit e 1 Majit në Greqi sollën sot rregullat e koronavirusit në lëvizjen e tyre, teksa ruanin distancën para selisë së parlamentit në Athinë.

16:14
Fotot/ Çdo ditë përballen me Covid-19, njihuni me disa prej punonjësve të Urgjencës Kombëtare

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Në këtë ditë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, vizitoi ekipin mjekësor që është në vijën e parë të përballjes me COVID-19, në Urgjencën Kombëtare.

16:12
Tom Hanks dhuron plazmën e gjakut për të gjetur kurën kundra Koronavirusit

Pasi u shëruan nga Koronavirusi me të cilin u infektuan 2 muaj më parë në Australi, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson po bëjnë pjesën e tyre për të ndihmuar sado pak në tejkalimin e kësaj situate.