Mjeku Anibal Byberi ndërron jetë nga covid/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet: Aktualisht nuk ishte në punë, do konkurronte…

03/08/2020 09:36
Ilustrim

Mjeku pneumolog Anibal Byberi ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë.

Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.

“Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkuronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë””, njofton ministria e Shëndetësisë. .

Byberi është i mjeku i tretë që ndërron jetë si pasojë e covid, pas Hysni Shkjaut dhe Arjan Pushit.

Top Channel