Bulqizë/ Qarkullonte me kallashnikov dhe municion luftarak, vihet ne pranga 38-vjeçari

03/08/2020 09:16

Forcat e Policisë Bulqizë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gjorica”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:L. M., 38 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas u kap duke qarkulluar me automjetin e tij “Opel”, me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi

Vijojnë operacionet policore të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjorica”.

Operacioni nga DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Qarkullonte me arme zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, vihet ne pranga 38-vjeçari.

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Dibër, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gjorica”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

L. M., 38 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë.

Ky shtetas u kap duke qarkulluar me automjetin e tij “Opel”, me armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes dhe qarkullimit me armë zjarri me vete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Top Channel