“Kam temperaturë shumë të madhe, më ka humbur fuqia”/ Veterani i UÇK-së preket nga covid: E pesta ditë dhe flaka më doli

02/08/2020 14:27

Veterani i luftës së UÇK-së, Zekri Agushi përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, ka rrëfyer vështirësitë në të cilat po kalon pasi është infektuar me COVID-19.

Ai thotë se nga vështirësitë që i ka shkaktuar COVID-19, ka pasur momente kur ka humbur vetëdijen.

“Jam i infektuar me COVID-19. Kam temperaturë shumë të madhe. Te dikush ka simptoma shumë të rënda, te dikush më të lehta. Më ka humbur fuqi e çka kam. Jam rrëzuar në banjo dhe më ka humbur vetëdija. E pesta ditë dhe flaka më doli”, dëgjohet duhet thënë ai në videon e publikuar.

Ai ka treguar se në luftë ka humbur njëri krah ndërsa ka kërkuar nga të gjithë që të lutën për shërimin e tij.

“Jam invalidë i luftës dhe krahun e kam humbur në luftë. Kërkoj prej jush veç lutuni për mu të madhit Zot”, ka thënë Agushi.

Top Channel