FOTO/ Harron COVID-19! DJ i njohur pështyn me “Jagermeister” mbi turmën…

02/08/2020 18:07

Pije alkoolike, festa të çmendura dhe “shkuma party”, kjo është një panoramë që e shohim shpesh gjatë muajve të verës. Mirëpo të ndikuar dhe nga alkooli, disa persona e teprojnë paksa me çmenduritë. Një të tillë ka bërë dhe një DJ i njohur në Costa Del Sol të Spanjës, i quajtur Fali Sotomayor.

Në një video të bërë virale, ai është parë duke pirë “Jagermeister” dhe me të ka spërkatur turmën e njerëzve, që ishin aty për t’u dëfryer. Kjo ngjarje është shënuar pak orë pasi Spanja raportoi një shtim të numrit të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19. Sakaq, Sotomayor ka shprehur pendesë për këtë veprim, duke u shprehur se sjellja e tij është e papërgjegjshme në përputhje me situatën kaotike që ndodhet bota si pasojë e pandemisë.

“Marr përgjegjësi të plota për incidentin dhe ndihem i turpëruar nga sjellja ime. Kokun Ocean Club nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për veprimet tona dhe ka punuar shumë për të respektuar distancimin social. I kërkoj falje mijëra kolegëve, artistëve dhe publikut që janë mërzitur nga ky veprim”, u shpreh Fali Sotomayor.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel