Britani/ Shpallet i humbur 17-vjeçari shqiptar, autoritetet vihen në lëvizje

02/08/2020 14:23

Kanë kaluar më shumë se 24 orë, ku Olti Gega 17-vjeç, ka humbur çdo gjurmë me familjarët.

17-vjeçari prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe dhe për herë të fundit është parë në zonën Camagael në Fort William, rreth orës 12:00.

Olti është një djalë me trup mesatar, ka një nishan në faqen e tij të djathtë, ndërsa flokët i ka të zinj të shkurtër dhe i mban gjithmonë të kthyera anash, bën me dije policia.

Ditën që humbi, i riu mbante veshur kapuç gri, xhinse, bluzë dhe orë në ngjyrë të zezë. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e tij dhe me anë të një njoftimi është shprehur e tronditur për rastin.

“Ne jemi tej mase të shqetësuar për Oltin. I lutemi kujtdo që ka ndonjë informacion në lidhje me djalin, të na njoftoj sa më shpejt që të jetë e mundur”, u shpreh rreshteri Michael Bell.

Top Channel