Ndarja nga jeta e Aneta Ramës/ Sgarbi mesazh ngushëllues Ramës: Pranë tij në këto çaste të humbjes së të ëmës

02/08/2020 21:48

Kritiku dhe personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi ka ngushëlluar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës së tij.

Në një shënim në gazetën e njohur italiane “Corriere della Sera”, Sgarbi shkruan:

“Dashurinë për Italinë dhe shpirtin italian të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, ia njohim të gjithë dhe i jemi mirënjohës për ndihmën ndaj Italisë, që është edhe e tij, në kohë të vështira, me fuqi të kufizuara, por plot zemërgjerësi. Për këtë, Vittorio Sgarbi i është pranë, e të gjithë italianët e tjerë mirënjohës, në çastet e humbjes së nënës së tij të jashtëzakonshme, që i mëkoi dashurinë për bukurinë”.

Aneta Rama, nëna e kryeministrit Edi Rama, ndërroi jetë dje, në moshën 82-vjeçare.

Top Channel