FOTO/ Thuajse tërësisht i zhveshur! Burri kapet në pjesën e parme të trailerit dhe…

02/08/2020 14:43

Udhëtarët e një autostrade në Florida të SHBA-ve, janë bërë dëshmitarë të një ngjarje të pazakontë.

Një burrë thuajse tërësish i zhveshur është parë duke qëndruar i varur në pjesën e parme të një traileri. Ndërsa shoferi i automjetit shumë tonësh, nisi të bëjë manovra majtas-djathtas, për ta rrëzuar atë në tokë.

Sipas dëshmitarëve burri ishte i gjakosur në kokë, ndërsa nuk dihet se përse ai e bëri këtë veprim.

Me anë të një njoftimi, policia tha se e ka arrestuar burrin, por momentalisht e kanë dërguar në spital për të mjekuar plagët e marra, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel