Një aksident është shënuar këtë të diel në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore në Otllak.

Një automjet, tip ‘opel’, me targa ‘AA264NK’ ka ndalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në tokat bujqësore të fshatit.

Si pasojë është plagosur drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh.M. 20 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel