Ekselentja që ikën në Angli/ Po plotëson dokumentacionin, Ambasada s’është mbyllur për shkak të pandemisë

02/08/2020 19:57

Kjo është Fationa Shasivari, 18 vjeçare, nxënëse ekselente.

Sot postieri i solli një pako nga Anglia, ku shkruhet “Mirë se vjen në Universitetin e Hultit”.

Fationa Shasivari: Po festoja ditëlindjen, kur më vjen emaili i pranimit nga universiteti. Qava nga gëzimi. Do studioj Informatikë Ekonomike, pasi mendoj se është degë e së ardhmes. Do studioj jashtë, pasi praktika është baza, jo si ne universitetet këtu, ku teoria zë vendin kryesor. Atje ke mundësi të punosh në kompani të mëdha, që sa nis studimet. Mund edhe të kthehem në vendin tim, nëse gjërat këtu bëhen mirë.

Gjysma e shokëve dhe shoqeve të mia do studiojnë jashtë. Po merrem me dokumentacionin në ambasadë, që ndryshe nga ajo amerikane dhe gjermane, nuk është mbyllur. Edhe nëse na thonë që mësimi do zhvillohet online, nuk përbën problem.
Unë do aplikoj edhe në universitetet tona. Pushime verore për mua nuk ka, pasi dua të sigurohem që të mbyll gjithë dokumentacionin për jashtë.

Top Channel