Vijojnë zjarret në Katund të Vjetër/ U kërkua ndërhyrje nga ajri, forcat zjarrfikëse po punojnë me mjete rrethanore

03/08/2020 11:07

Zjarret që kanë nisur në pjesën veriore të vendit por jo vetëm, vazhdojnë të jenë aktivë.

Kështu në zonën e Katundit të Vjetër, Mirditë, zjarri vijon të jetë aktiv. Deri më tani në terren kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë me mjete rrethanore pasi mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të dalin për shkak të terrenit.

Është kërkuar ndërhyrje nga ajri por përgjigjja ka qenë negative për shkak se ka vatra aktive në disa zona të vendit. Katundi i Vjetër është pjesë e 100 fshatrave.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel