Vera origjinale shqiptare/ Kantina që nisi si biznes familjar dhe u mbështet me fondet e AZHBR

02/08/2020 20:10

“Shëndeverë”, është shampanja që mban ‘vulën’’ shqiptare dhe ka dalë në treg për herë të parë në vitin 2014 nga kantina Çobo.

Sipërmarrësit kanë një histori të gjatë të prodhimit të verës, që në vitet 1900, duke pasur një pauzë në kohën e diktaturës. Në vitin 1993 trashëgimtarët e familjes Çobo me eksperiencën që mbartnin brez pas brezi, ri-ngritën kantinë e verës, duke arritur një sukses të padiskutueshëm në tregun vendas dhe përpjekjen janë që ta eksportojnë drejt vendeve të BE-së.

Sot në 2020 kjo kantinë prodhon afërsisht 85 mijë shishe vere me rrush tërësisht autokton. E gjithë kjo bëhet për të ruajtur shijen origjinale të verës shqiptare.

“Kjo kantinë gjatë gjithë ciklit të saj është rritur falë përkushtimi të familjes Çobo, por edhe falë mbështetjes nga Agjencia e Zhvillimit Rural Bujqësor”.

“Kantina e verës Çobo përmes financimit të IPARD-it, ka rritur prodhimtarinë dhe cilësinë e verës. Vera shqiptare sot mund të futet në konkurrencë më kantinat italiane dhe ato franceze”.

“Historinë e verës shqiptare do ta mbyll me përshtypjen e të madhit Ismail Kadare”.

“Përshtypjet me mbresëlënëse nga vizita në kantinën Çobo, një oaz i qytetërimit midis një vendi në shqetësim e mungesë shprese. Por lë të shpresojmë të gjithë….”

Top Channel