Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mesazhin e mekjes e Shërbimit Onkologjik në QSUT, Dhurata Tarifa, e cila i është drejtuar me një apel të gjithë qytetarëve që të mbajnë maska, të ruajnë distancimin social dhe të mbajnë higjienën personale.

Sipas mjekes, në shërbimin onkologjik deri tani nuk ka pasur asnjë rast pozitiv me Covid.

“Prej 6 muajsh po bashkëjetojmë me një virus të padukshëm shumë virulent. Në mungesë të një vaksine për të luftuar këtë virus mbetet opsioni i vetëm, mbrojtja. Mbrojtja është në tre forma. Së pari, vendosja e një maske e cila duhet të jetë shumë e puthitur në fytyrë. Së dyti është distancimi fizik. Dhe së treti është higjiena personale dhe ajo territoriale”, thotë mjekja.

Postimi

Në mungesë të një vaksine për të luftuar këtë virus mbetet opsioni i vetëm, mbrojtja. Mbrojtja është në tre forma. Së pari, vendosja e një maske e cila duhet të jetë shumë e puthitur në fytyrë. Së dyti është distancimi fizik. Dhe së treti është higjiena personale dhe ajo territoriale.

Dëgjoni apelin e Dr. Dhurata Tarifa për qytetarët 🙏

#RespektoRregullat↔️😷🧼 Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit!
#TëNdihmojmëEkipetMjekësore🙏🏼
🤜#COVID19🤛

Top Channel