Zjarret në Amazonë/ Rritet frika për një katastrofë

02/08/2020 15:28

Numri i zjarreve në pyje në amazonën braziliane është rritur me 28 për qind muajin e kaluar krahasuar me korrikun e 2019 sipas të dhënave satelitore të publikuara të shtunën, cka edhe ndez frikën se pylli më i madh i shiut në botë mund të shkatërrohet nga zjarret sërish këtë vit.

Instituti i hapësirave kombëtare në brazik, identifikoi 6803 zjarre në rajonin e amazonës në korrik 2020, krahasuar me 5318 vitin e kaluar. Vetëm më 30 korrik, satelitët pikasën 1007 zjarre në amazonë dhe kjo ishte dita më e keqe në muajin korrik që nga 2005.

Kjo shifër është madje akoma më shqetësuese për kërkuesit sepse 2019 ishte një vit shkatërrimtar për amazonën dhe pati protesta nga e gjithë bota. Si rezultat, është shtuar presioni mbi Brazilin, e udhëhequr nga presidenti i të djathtës ekstreme Jair Bolsonaro, që të angazhohet për të bërë më shumë për të mbrojtur këtë pyll gjigand, që shkencëtarët besojnë se është jetësor në luftën kundër ndryshimeve të klimës.

Zjarret, kryesisht vijnë si pasojë e përpjekjeve të paligjshme për të hapur toka bujqësore, për bagëtitë apo për gërmime minerale. Aktivistët e ambjentit akuzojnë Bolsonaron, një skeptik i njohur për ndryshimet e klimës, se inkurajon shpyllëzimin me apelet për të hapur pyllin e shiut për bujqësinë dhe industrinë.

Top Channel