Pogradeci plot me pushues/ Të gjitha hotelet dhe shtëpitë janë të rezervuar për muajin gusht

02/08/2020 15:11

Pogradeci dhe bregu i liqenit të Ohrit mbeten një prej destinacioneve më të preferuara të verës.

Kryesisht për fundjave apo edhe per te kaluar pushimet e verës qyteti liqenor këtë fundjavë ka shënuar një numër të lartë të pushuesve që vijnë jo vetëm nga qytete të ndryshme të Shqipërisë por edhe nga Maqedonia e Veriut.

Ndryshe nga çdo vit këtë verë edhe për shkak të situatës duket se shifra e atyre që zgjedhin të shijojnë liqenin e Ohrit dhe atraksionet e Pogradecit është rritur.

Mbi 2500 shtretër të rezervuar në hotelet apo shtëpitë pritëse por edhe pushues ditorë janë ndalur nga Lini në Tushemisht ndërsa ajo që vihet re në plazhet e vijës liqenore është respektimi i distancave mes çadrave.

Këtë fundjavë Pogradeci ka qene 100% i rezervuar nga ata që shijojnë peisazhin, klimën e freskët, plazhin dhe traditat e këtij qyteti.

Të rezervuara kanë qenë 793 dhoma me 1355 shtretër në total nga hotelet dhe mbi 1000 shtretër që ofrohen nga shtëpitë me turizëm familjar si edhe shumë pushues që kanë apartamentet e tyre në këtë qytet.

Top Channel