Festivali i Resë/ Aktiviteti i vetëm edhe pse Tirana është e boshatisur

02/08/2020 20:17

Tirana e boshatisur në ketë fillim gushti ka edhe tek tuk njerez që vendosin të konsumojnë art dhe kulturë, pavarësisht aktiviteteve të reduktuara.

Një ndër festivalet që po zhvillohet, është Festivali i Resë. Një festival që ka bërë bashkë kulturën kombëtare nga veriu në jug me artistë bashkëkohorë dhe jo vetëm. Çdo mbrëmje këtu ka audiencë, pavarësisht se po zhvillohet në kushtet e rregullave të përcaktuara të pandemisë.

“Të bësh festival në këto kushte vërtet është një sfidë. Por nga ana tjetër po e shijojmë, sepse është e vetmja gjë që po ndodh”.

Sot kemi një artist multiinstrumentist, Pëllumb Meta. Nesër kemi një grup ansambli shumë të dashur nga Peja dhe Prishtina, Nezafete Shala dhe Besa Berberi, dhe e përmbyllim po me Kosovën, me sofrën gjakovare, që është të marten.

“Kishim dje nga Tepelena Grupin e Bënçës. Kemi patur artin bashkëkohor, Sisli Gjafa, Klod Dedja, Burim Tefalica, Blendi Shahu dhe Sara Ferhati. Kemi pasur një mika arti bashkëkohor dhe tradita”.

Si ka qenë interesi i publikut, duke marrë parasysh edhe faktin që është një kohë pandemie.

“Gjithsesi kemi një audience shumë besnike, të cilët zenë vend që ne orën gjashtë dhe presin se çfare do të ndodhë pas një ore”.

Le ta ftojmë publikun sëbashku në këto tre ditë të mbetura.

“Ju ftoj të na ndiqni dhe uroj shumë që vitin tjetër festivali i pestë të jetë në kushtet e tij optimale!”.

Top Channel