Vllaznia në Superiore, mundi Besëlidhjen në Shkodër 3-1

02/08/2020 21:16

Vllaznia siguron qëndrimin në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Hysen Dedja mundi në Loro Borici të Shkodrës në ndeshjen e playoutit besëlidhjen 3-1 duke shuar ëndrrën e skuadrës lezhjane për t’u kthyer në elitën e futbollit shqiptar pas 12 vitesh. Vllaznia e vendosi shumë shpejt në drejtimin e dëshiruar këtë ndeshje teksa në 18 minutat e para shënoi 2 herë. Arsid Kruja i dha avantazhin skuadrës së Vllaznisë, por pa u shuar mirë entuziazmi i këtij goli, kuqeblutë dyfishuan rezultatin me Markun.

Besëlidhja filloi që me kalimin e minutave të mendonte për sulmin dhe në minutën e 32 u rikthye në lojë teksa shënoi me Djordjevic duke e çuar rezultatin në 2-1, rezultat ky që mbylli pjesën e parë të sfidës. në pjesën e dytë Vllaznia vijoi të shfaqej superiore kundrejt Besëlidhjes dhe kur kishin mbetur 13 minuta nga fundi vulosi fitoren e sfidës në 3-1 me anë të Gilman Likës dhe e sheh sërish veten mes skuadrave më të mira të Shqipërisë edhe për sezonin tjetër

Top Channel