E dashuruar me makinat/ SHBA, rriten kërkesat për motorë

02/08/2020 15:44

Prej shumë kohësh të lidhur me rrugët e ngushta dhe me kalldrëm në Evropë apo ato të pushtuara nga trafiku në megaqytetet aziatike, motorët e vegjël tani po bëhen gjithnjë e më të kërkuar në Amerikën që adhuron makinat, ndërsa udhëtarët evitojnë transportin publik për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Nju jorkezët, i janë kthyer kështu marrjes me qera të motorëve javët e fundit ndërsa shitësit e tyre raportojnë rritje të mëdha.
“Vendosa dy muaj më parë, në mesin e çmendurisë së madhe, të merrja një motor”, thotë 30 vjeçari Alan Taledia, që ka blerë një vespa.

“Kështu nuk kam përse të përdor transportin publik dhe është më mirë për mua”, shton ai.

Shitjet e motorëve dhe mjeteve të tjera elektrike me dy rrota, popullore mes armatës së shpërndarësve të ushqimeve në nju jork, po shtohen edhe pasi banorët kërkojnë alternativa më të lira ndaj atyre me katër rrota.

Andrew Hadjiminas – që ka një dyqan që shet Vespa, Piaggio, Aprilia dhe Moto Guzzi në Bruklin, thotë se ka shitur më shumë se 200 mjete në tre muajt e fundit. Dhe ky për të është një rezultat shumë pozitiv krahasuar me një vit më parë.

Top Channel