Në gjyq për vrasjen e prindërve të tij, djali i regjisorit Nick Reiner kërkon akses në fondin familjar për të mbuluar shpenzimet ligjore, gjykata e refuzon
Profesori i Harvardit dhe ish-ministri i qeverisë venezueliane, Ricardo Hausman, është kritikuar ashpër pas akuzave se ka përdorur inteligjencën artificiale për të shkruar një artikull opinioni në Financial Times ku kritikonte tarifat e Donald Trump, sipas New York Post.
Pas botimit të artikullit të enjten, Financial Times shtoi një sqarim në krye të tekstit, duke deklaruar se ishte informuar se inteligjenca artificiale ishte përdorur për të përmbledhur një draft më të madh përpara se t’i dorëzohej gazetës dhe të kalonte nëpër procesin e vet editorial.
I njëjti shënim thekson se kodi i etikës i Financial Times ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin e shkrimit.
Çështja mori dimensione në mediat sociale, pasi përdoruesit kritikuan stilin e artikullit, duke e cilësuar atë si tekst të ashpër dhe me cilësi të ulët të prodhuar nga inteligjenca artificiale.
Një përdorues në X shkroi se ky është “përdorimi më i keq i inteligjencës artificiale që kam parë në një botim të madh”.
Në të njëjtën kohë, një përdorues tjetër publikoi një rezultat të mjetit të zbulimit të IA Pangram, sipas të cilit artikulli prej 841 fjalësh dukej se ishte gjeneruar 71% nga inteligjenca artificiale.
Rasti po shkakton debat të veçantë në akademi, në një kohë kur universitetet dhe profesorët po përpiqen të përballojnë përdorimin në rritje të mjeteve të IA nga studentët për të shkruar punime.
Michael Sokolow, një profesor në Universitetin e Maine, komentoi se rasti e bën edhe më të vështirë për profesorët të inkurajojnë studentët të shkruajnë me “bindje, kreativitet, personalitet dhe stil”.
Edhe njerëzit që më parë kishin shprehur mendime pozitive për punën e Hausmann u dukën të befasuar nga rasti.
Joe Wiesenthal i Bloomberg tha se kishte mësuar shumë nga Hausman dhe i kishte shijuar diskutimet me të, duke shtuar se e gjeti rastin “vërtet të mahnitshëm”, si në aspektin e shkrimit ashtu edhe të publikimit të tekstit.
Hausman, 70 vjeç, i cili shërbeu si ministër në qeverinë e Venezuelës, nuk iu ishte përgjigjur kërkesave për koment deri në kohën kur u botua artikulli.
Top Channel