Aksident i frikshëm në Paraguai/ Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur

16/08/2026 14:11

Një aksident i tmerrshëm trafiku në të cilin humbën jetën tre persona ndodhi të shtunën në mbrëmje në një autostradë në rajonin Pedroso të Paraguait.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 8 të mbrëmjes kur një kamion që transportonte tulla me destinacion Asuncionin pësoi defekt në frena dhe u përplas me automjete të ndaluara në semafor.


Pavarësisht përpjekjes së shoferit për ta kthyer kamionin majtas për të shmangur përplasjen, kjo nuk u bë e mundur, duke rezultuar në përplasjen e tij me tre automjetet e ndaluara. Sipas mediave lokale, përveç tre personave që humbën jetën, u plagosën edhe 10 pasagjerë të tjerë në automjete.

Shpejtësia e kamionit, pa frena, ishte e tillë që thuhet se u ndal 80 metra pasi goditi automjetet.
Aksidenti shkaktoi gjithashtu një zjarr dhe një ndërprerje të energjisë elektrike në zonën ku ndodhi tragjedia.

Top Channel