E shtunë, 11 Prill 2020
17:50
“Jemi pa bukë…” Rama replika me komentuesit në Facebook

Kryeministri Edi Rama në këtë periudhë po komunikon me qytetarët me anë të komunikimit online në Facebook. Ndjekësit e kryeministrit kanë dërguar mijëra pyetje dhe reagimi ku disa prej tyre Rama u është përgjigjur.

17:39
Greqi shënon të tjera viktima nga CoVid-19, për 24-orë infektohen 72 persona

GREQI- Ka shkuar në 93 numri i viktimave të prekur nga koronavirusi në shtetin fqinj. Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se vetëm 3  persona të prekur me CoVid-19 kanë ndërruar jetë duke e çuar kështu numrin e viktimave në 93.

17:25
“Ne do t’ia dalim…” Manastirliu publikon foton dhe mesazhin e veçantë të infermierëve tek Infektivi

TIRANË-  Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar një foto nga personeli mjekësor në spitalin Infektiv ku po kurohen të prekurit me Covid-19 në vendin tonë.

17:18
Fundjava e fundit që do jetë gjithçka mbyllur, por ja çfarë ndodhi në zonën e Astirit

TIRANË- Pak para orën 13:00 të kësaj të shtune që është edhe orari ku gjithçka do të mbyllet deri në orën 05:00 të së hënës, një trafik i rënduar është krijuar në zonën e Astirit.

17:04
Shkarkimi i prefektit të Shkodrës, reagon PD: Kurban i radhës nga Rama për të hequr përgjegjësitë

Pasi sot Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lajmëroi shkarkimin nga detyra të prefektit të Shkodrës, Çesk Millja për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit në këtë qark, ka ardhur edhe një reagim nga Partia Demokratike.

16:52
Tragjike në Mbretërinë e Bashkuar, mes 917 viktimave të fundit vdes edhe një 11-vjeçar me koronavirus

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi  në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të rritet dhe duket se ka të ngjarë të kalojë 10,000 në  të Dielën e Pashkëve.

16:40
Boris Johnson del nga kurimi intensiv, mediat angleze tregojnë se si e kalon kohën në spital kryeministri

Qeveria britanike bën të ditur se shëndeti i kryeministrit Boris Johsnon është përmirësuar. Një zëdhënës i saj tha: Kryeministri vijon të përmirësohet çdo ditë. Ai qëndron në spital, ku është shtruar prej të dielës së shkuar, por nuk është më në kujdesin intensiv.

16:29
Ministri i administrimit të situatës me CoVid-19 letër BE: Prodhojini maskat në Shqipëri….

Arben Ahemtaj  ministri i ngarkuar me detyrën e administrimit të situatës së COVID-19 në Shqipëri me anë  të  një  letre zyrtare drejtuar ministrave të Ekonomisë në Bashkimin Evropian dhe  në  Ballkanin Perëndimor ka bërë  thirrje që  maskat mbrojtëse dhe veshjet e specializuara për mjekët, policët e ushtarët t’i prodhojnë në fasoneritë  që  operojnë  në  vendin tonë .

16:03
Vrau Dritan Haxholli në shtëpinë e Marsida Qatja, Gjykata liron nga qelia ish-punonjësin e burgut, Bledar Toçin

KAVAJË – Gjykata ka liruar nga burgu Bledar Toçin, polici i cili akuzohet për vrasjen e Dritan Haxhollit.

15:49
Eksperti amerikan: Raste të reja të koronavirusit kur të rihapet vendi

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci thotë se parashikon që të ketë raste të reja të koronavirusit kur vendi të rihapet. Ndërkohë Presidenti Donald Trump tha se vendi po afron pikun e infeksioneve me koronavirus dhe se numri i rasteve po sheshohet.

15:43
Mësimi në kushte shtëpie, Shahini zhvillon bashkëbisedim me përfaqësues të Parlamentit të Nxënësve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) Znj. Besa Shahini ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me përfaqësues të Parlamentit të Nxnëësve, të cilët përveç se kanë ndjekur mësimin në kushtet e shtëpisë, kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me bashkëmoshatarët e tyre në bashkitë që përfaqësojnë duke marrë mendime mbi efikasitetin e mësimin në kushte shtëpie dhe si mund të përmirësohet më tej.

15:33
Britania konfirmon 980 viktima të tjera nga COVID-19

Mbretëria e Bashkuar sot konfirmoi 980 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, rritja më e madhe ditore e regjistruar në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

15:16
Turqi, foshnja katërmuajshe fiton betejën kundër COVID-19

Një foshnjë katër muajshe e infektuar me llojin e ri të koronavirusit (COVID-19) është shëruar me sukses, raporton Anadolu Agency (AA).

15:06
Zëdhënësi për Boris Johnson: Përparim shumë të mirë në rimëkëmbjen e COVID-19

Kryeministri britanik Boris Johnson po bën përparim shumë të mirë në rikuperimin e tij nga COVID-19, tha zyra e tij të Shtunën, pasi ministri i tij i shëndetësisë tha se kulmi i shpërthimit në Britani nuk ishte arritur akoma.

15:00
“Kemi të shëruar, por edhe të shtruar në gjendje të rëndë”/ Manastirliu: Lufta nuk ka mbaruar, ju lutem respektoni masat

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu shpërndau mesazhin e mjekes Najada Çomo nga spitali Infektiv në QSUT.

14:57
ATK-ja tregon mënyrat e aplikimit për të përfituar nga Pakoja Emergjente

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se të gjithë përfituesit nga Pakoja Fiskale Emergjente, mund të parashtrojnë kërkesat e tyre, përmes sistemit elektronik, më së largu deri më 15 maj.

14:45
OBSH-ja shqyrton rastet e pacientëve që u është “riaktivizuar” virusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të shtunën se po shqyrton raportet e disa pacientëve me COVID-19, të cilët në testin e dytë dolën pozitivë edhe pse më parë kishin dalë si negativë.

14:34
Mesazhi i Këshillit Ndërfetar në kohë pandemie, ja çfarë u kërkon politikanëve

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar në vend Gent Kruja në një prononcim për Top Channel dha një mesazh për shoqërinë por edhe për politikanët.

14:26
Bëni kujdes! Covid-19, mesazh “i pazakontë” me kurthe minjsh dhe topa pingpongu

Për të përcjellë te publiku rëndësinë e distancimit social në këto kohë pandemie, Departamenti i Shëndetësisë në Ohio të Shteteve të Bashkuara ka gjetur një mënyrë ilustrimi tepër interesante, as sa edhe “të pazakontë”.

14:06
Fantastike! Kohë pandemie, aeroplani bën simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës

Në hapësirën ajrore të Kosovës , aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih- Prishtinë, ka bërë simbolin e zemrës, si shenjë përkrahjeje për Kosovën, në kohën kur vendi po përballet me koronavirusin e ri, ka njoftuar Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës (ASHNA).

13:56
Pogradec/ Hapi lokalin dhe luajtën lojëra fati, pronari dhe 4 të tjerë procedohen penalisht

Një shtetas është proceduar penalisht pasi kapi lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ dhe e vuri në dispozicion për të ushtruar aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

13:41
“Nëse vdes Johnson do bëj festë, të infektohet kabineti i bastardëve”/ Covid-19, habit kreu i sindikatës

Steve Hedley, kreu i Sindikatës Britanike të Hekurudhave është shkarkuar nga detyra, fill pasi u shpreh në Facebook se do bënte festë nëse kryeministri Boris Johnson do vdiste nga koronavirusi.

13:38
Fotot/ Transferohet drejt Sanatoriumit pacienti me COVID-19

Një i sëmurë me koronavirus është transferuar mesditën e sotme nga Spitali Infektiv drejt Sanatoriumit.

13:27
“Idiotë, kam frikë të shkoj në punë për fajin tuaj”/ Infermierja e inatosur kritikon të rinjtë që thyen karantinën

Tejmase e inatosur, një infermiere britanike i ka bërtitur një grupi djemsh, të cilët ishin ulur në një park dhe po argëtoheshin së bashku.

13:23
Spanjë, rritet në 16.353 numri i të vdekurve nga COVID-19

Rritet në 16.353 numri i të vdekurve nga COVID-19, në Spanjë.

13:21
Kryebashkiaku Veliaj dhe Ministrja Xhaçka inspektojnë tregjet në kryeqytet

Falë rregullave të reja të vendosura nga Bashkia e Tiranës në tregjet publike, njerëzit qëndrojnë në radhë dhe nuk krijojnë grumbullime të rrezikshme për përhapjen e COVID-19.

13:01
Aksident tek “Astiri”/ Makina përplas burrin me biçikletë dhe largohet

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë.

12:55
OBSH paralajmëron: Zbutja e masave ndaj Covid-19 është e rrezikshme!

“Heqja e masave të izolimit për shkak të koronavirusit, më herët nga c’duhet, mund të sjellë një rikthim vdekjeprurës të infektimeve”, ka paralajmëruar shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

12:53
Greqi, dy tërmete godasin vendin/ Ja epiqendra dhe magnituda

Dy tërmete kanë rënë pak më pranë në Greqi, më saktë në ishullin e Kretës.

12:49
“Dhuroni më shumë”/ Covid-19, bota u bën thirrje të pasurve të ndihmojnë!

Njerëzve më të pasur në botë po u kërkohet të dhurojnë sa më shumë që munden në përpjekjen globale për të luftuar pandeminë e koronavirusit dhe për të ndihmuar miliona njerëz në të gjithë globin, jetët e të cilëve tashmë janë zhytur në krizë nga Covid-19.

12:21
“Po më bie të fikët”/ Fqinjit i bënë testin e koronavirusit, Dorina Mema në ankth: Çfarë të bëj?

Frika nga një infektim i mundshëm prej pandemisë Covid-19 ka mbërthyer mbarë njerëzimin.

12:18
Shkarkohet prefekti i Shkodrës, ja kush zë vendin e tij

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një dalje për mediat bëri me dije se prefekti i Shkodrës, Çesk Millja është shkarkuar nga detyra.

12:15
Kohë pandemie/ Mbi 1 milion telefonata drejt 112-s. Ja për çfarë pyesin më shumë qytetarët

Mbi 1 milion telefonata janë regjistruar drejt numrit 112 dhe këtu hyjnë edhe raportimet pranë Komisariatit Dixhital, në kohën kur vendi po lufton kundër pandemisë së COVID-19, bëjnë me dije burimet për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha.

12:09
“Duam ndihmën e shtetit”/ Fermerët e Urës Vajgurore, i hedhin prodhimet në kanal: Le t’i hanë delet

Fermerët e fshatit Samaticë, bashkia Ura Vajgurore po i hedhin prodhimet e tyre në kanal. Bëhet fjalë për fshatin Samaticë, Drenovicë si dhe Kutalli.

11:55
Vendi në karantinë! Gjobiten shoferë dhe këmbësorë, ndëshkohen pronarët e 6 lokaleve të hapura

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

11:43
Pako me ushqime për familjet në nevojë/ Xhaçka: Rezervat e Shtetit janë kthyer në kantier pune

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Olta Xhaçka shprehet se rezervat e Shtetit prej javësh janë kthyer në një kantier të madh pune për të bërë të mundur asistencën me pako ushqimore të mijëra familjeve në nevojë.

11:34
Tjetër rast me Covid-19 në Lushnje! Kishte temperaturë të lartë ditët e fundit, s’dihet ende ku është infektuar

Një rast tjetër nga Lushnja ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

11:31
Rrëzohet dhe përfundon në gomën e kamionit, qytetari me biçikletë aksidentohet rëndë

Një aksident ka ndodhur sot në Tiranë , ku një person është lënduar rëndë.

11:14
Pse po shohim kaq shumë ëndrra të këqija, në këto ditë karantine?

Teksa gjendemi në kushte të pazakonta karantinimi, na ndodh të përjetojmë më shpesh se zakonisht ankth gjatë gjumit, ashtu siç nuk mungojnë edhe makthet.

11:03
CoVid-19/ Shkon në 433 numri i të prekurve në vend

Numri i të prekurve në vend nga CoVid-19 ka shkuar në 433 bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

11:01
10 milionë dollarë shpërblim/ SHBA kërkon informacion për një komandanti të Hezbollahut

Shtetet e Bashkuara po ofrojnë 10 milionë dollarë dëmshpërblim për informacione rreth një komandanti të lëvizjes Hezbollah të Libanit, i cili ishte bashkëpunëtor në Irak i komandantit të vrarë iranian, Qasem Soleimani.

10:51
Risitë nga Apple dhe Google, planifikojnë softuer për të ngadalësuar virusin

Apple Inc (AAPL.O) dhe Alphabet Inc’s (GOOGL.O) Google deklaruan të premten se ata do të punojnë së bashku për të krijuar teknologji të gjurmimit të kontaktit që synon të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit.

10:50
Radhë kilometrike! Koronavirusi, 6 mijë makina presin në radhë për ushqim falas

Frika e urisë, shkaktuar nga problemet ekonomike prej koronavirusit ka bërë që 6.6 milionë amerikanë të aplikojnë për ndihmë sociale, pasi kanë mbetur pa punë.

10:33
Rama nxjerr fotot nga tregu i Kombinatit: Ja që nuk është punë oraresh, por…

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto nga tregu i Kombinatit në Tiranë.

10:30
Britania në luftë me pandeminë! Shoqata e mjekëve: S’ka mjete të mjaftueshme për të mbrojtur stafin mjekësor

Jo të gjithë mjekët janë të pajisur me mjetet e nevojshme në luftën kundër COVID-19, shprehet Shoqata Britanike e Shëndetësisë (BMA).

10:21
Për të apasionuarit e Thrillerit! 12 filma psikologjikë që s’duhen humbur në këto ditë karantine

Përpos leximit, produktet kinematografike janë një tjetër arratisje interesante në këto ditë pandemie. Teksa gjendeni në shtëpi, si mënyra kjo e duhur për të luftuar Covid-19, ne do t’ju listojmë disa filma psikologjikë që pritet t’ju shkaktojnë të dridhura.

10:13
Hipokrati, sot në 17:15

Njerëzit që vuajnë nga semundje kronike, ka më shumë të ngjarë të shfaqin simptoma serioze nëse preken nga Covid 19.

10:04
Vazhdon të thellohet bilanci/ Mbi 1,7 milion raste me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 1,7 milion.

09:53
“Jeta triumfon”/ 34 bebe vijnë në jetë në 24 orët e fundit në Tiranë mes epidemisë së CoVid-19 (foto)

34 bebe kanë ardhur në jetë 24 orët e fundit në dy maternitetet e Tiranës.

09:45
“Kemi frikë”/ Brenda spitalit të tmerrshëm britanik, ku një në 4 pacientë humb jetën nga koronavirusi

Spitali Universitar Croydon është një nga spitalet më të goditura nga pandemia në Britani, ku një në katër pacientë nuk ia del dot të mbijetojë, ndërkohë që stafi mjekësor është “i frikësuar” prej luftës kundër koronavirusit.

09:39
Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave.

09:34
Pashkë në pandemi. Njeriu me kryq në Tiranë

Një pamje që rrallë herë e shohim…

09:19
“Ku është Evropa?” A do të na çojë kriza e koronavirusit në një ndryshim epokal?

Kriza e Coronës do të çojë në një ndryshim epokal dhe nisur nga situata ekonomike duhet të na aftësojë të mendojmë jokonvencionale, por mbi të gjitha në një mënyrë më realiste, mendon Oliver Rolofs.

09:15
Si funksionon OKB gjatë pandemisë

Gjatë muajit prill Këshilli i Sigurimit të OKB zhvillon takime virtuale të hapura dhe të mbyllura. Më datën 24 paradite, Këshilli i Sigurimit do të zhvillojë një takim të hapur informues për Kosovën, i pari këtë vit.

09:07
Çudira koronavirusi/ Duhet të paguante punëtorët, pronarja “shkul” dollarët e ngjitur në muret e restorantit të saj

Teksa bizneset gjenden në një moment të vështirë prej situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, pronarja e një restoranti në Georgia të SHBA duhet të gjente një mënyrë për të paguar punëtorët e saj.

09:00
Fier/ Kapen dy të kërkuarit, njëri akuzohej për dhunë në familje dhe tjetri…

Policia në Fier ka ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje dhe dhunë në familje.

08:56
Mbi 2 mijë vdekje brenda 24 orëve/ Thellohet bilanci tragjik në SHBA, shkon në 500 mijë numri i të infektuarve

502.876 është numri i të infektuarve në SHBA nga Covid-19.

08:47
Policia shkon për kontroll, gjen drogë në shtëpinë e 31-vjeçarit në Vlorë

14 kg e 406 gram lëndë narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sativa është sekuestruar gjatë një operacioni policor në Vlorë.

08:40
Brenda 24 orëve, Madonna humb 3 të afërm prej koronavirusit

Përmes një postimi të radhës, në vazhdimësi të postimeve të përditshme qe artistja u referohet si “Ditar Karantine”, Madonna ka deklaruar se prej pandemisë Covid-19 janë ndarë nga jeta 3 persona të afërt për të, brenda 24 orëve.

08:30
Më i rëndësishmi në karrierën e tij prej pesë dekadash! Vendimi i madh i Joe Bidenit në SHBA

Joe Biden përballet me vendimin më të rëndësishën në karrierën e tij prej pesë dekadash: zgjedhja e një kandidati ose kandidateje për nënpresident.

08:10
“10 milionë euro kush ma sjell kokën”/ Kërcënohet me jetë Albin Kurti, reagon Vetëvendosja

Përmes rrjetit social Facebook, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar me jetë

07:59
Covid-19/ Shkon mbi 1 mijë të vdekur numri i viktimave në Brazil

E gjithë bota është në luftë me koronavirsuinin. Pas një bilanci tragjik të publikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 2 mijë e 108 të vdekur edhe Brazili ka publikuar një bilanc tragjik.

07:35
Shtim vranësirash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat gjatë pasdites do të shtohen.

07:14
Rekordi i zi në SHBA, mbi 2 mijë të vdekur brenda 24 orëve

Numri i viktimave dhe rasteve të reja nga koronavirusi vazhdon të rritet. Shumë shtete tani duket se po kalojnë kulmin e pandemisë.

06:48
Turqi, shkon në 1.006 numri i të vdekurve nga COVID-19

Nëntëdhjetë e tetë njerëz të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.006.

06:29
COVID-19/ Izolim 1 javor i nevojshëm edhe pas rikuperimit

Numri i të shëruarve nga infeksioni i COVID-19 në vendin tonë dhe në botë po rritet dita ditës. Ditën e enjte, numri i personave të shëruar prej COVID-19 në vendin tonë arriti në 165 persona. Megjithatë, një studim i fundit të cilit i referohet AgroWeb.org, thotë se njerëzit që rikuperohen nga COVID-19, mund të infektojnë të tjerët edhe 8 ditë pas zhdukjes së simptomave.

06:10
Pasojat e mungesës së zinkut dhe ku të gjeni mineralin thelbësor për organizmin

Zinku është një nga mineralet më të nevojshme për organizmin. Mungesa ose pamjaftueshmëria e tij mund të shkaktojë diare, mungesë oreksi, rënie flokësh, imunitet të dobët dhe probleme me lëkurën.

05:55
Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme.

05:31
Mëngjesi, disa ndryshime të vogla për rënien në peshë

Rënia në peshë është një mision i vështirë por jo i pamundur. Ky mision kërkon shumë vullnet dhe mbi të gjitha disa ndryshime nga regjimi i mëparshëm ushqimor. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë identifikuar disa ndryshime të vogla që mund të bëni që në vaktin e parë të ditës, të cilat rezultojnë të suksesshme.

05:15
A e tregojnë shifrat historinë e vërtetë të pandemisë së koronavirusit?

Shifrat janë të frikshme. Në të gjithë globin, numri i rasteve të raportuara si të konfirmuara me koronavirus është më i lartë se një ditë më parë. Që nga 2 prilli, numri ka arritur në më shumë se 930,000, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

05:00
Vdekjet po shtohen, Suedia vazhdon me eksperimentin e masave anti-COVID-19

Suedia, për dallim nga pjesa tjetër e Evropës, po përballet me COVID-19, pa izolim të shkallës së gjerë.

04:40
Kroacia ka hyrë në fazën kritike të luftimit të pandemisë, thotë ministri i Shëndetësisë

Në 24 orët e fundit në Kroaci janë konfirmuar 88 raste me koronavirusin e ri.

04:09
Shtëpia e Bardhë: Kurba e koronavirusit në SHBA po fillon sheshohet

Presidenti amerikan President Donald Trump tha të premten se vendi po afron pikun e infeksioneve me koronavirus dhe se numri i rasteve po sheshohet. Ai tha gjithashtu në konferencën e përditshme për shtyp të grupit të punës për COVIV-19 se mendon se numri i viktimave në SHBA do të jetë më i ulët se 100 mijë, parashikimi i mëparshëm i Shtëpisë së Bardhë.

03:48
Trump: Shikoj shpresë për rimëkëmbje në horizont

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi masa të reja që synojnë forcimin e ekonomisë e cila po përballet me krizën e koronavirusit. Vetëm në tre javët e fundit, kanë humbur punën 16.8 milion amerikanë, një shifër që tregon se me sa shpejtësi po i gjunjëzon koronavirusi ekonomitë botërore. Shifrat e publikuara të enjten nga qeveria tregojnë se 6.6 milion amerikanë aplikuan për pagesë papunësie javën e kaluar, që u shtohen 10 milion të tjerëve gjatë dy javëve para kësaj.

03:33
Covid-19, shqetësime mbi të ardhmen e demokracisë globale

Në të gjithë botën, autoritetet po vendosin kufizime të paprecedenta mbi liritë e qytetarëve në përpjekje për të ndalur përhapjen e koronavirusit. Por, grupet e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se disa qeveri janë duke shfrytëzuar gjendjen e jashtëzakonshme për të rrëmbyer pushtetin. Në një seri shumëpjesëshe, Zëri i Amerikës do të raportojë se si madje edhe në demokracitë e pjekura, ekziston frika se kriza shëndetësore po përdoret për të heshtur kritikët dhe për të shkelur të drejtat themelore demokratike në të gjithë botën.

03:11
SHBA, Zoom vazhdon të përdoret nga ushtria dhe punonjës të qeverisë

Ushtria amerikane dhe punonjësit e qeverisë vazhdojnë të përdorin aplikacionin popullor të videokonferencave Zoom për punë zyrtare, megjithë paralajmërimet e FBI-së në lidhje me problemet e privatësisë dhe sigurisë, një veprim që ekspertët druhen se po rrit rrezikun e ndërhyrjes në të dhënat e qeverisë. Zoom ka parë një rritje të aktivitetit gjatë pandemisë së koronavirusit pasi shumë punonjës në të gjithë vendin po e përdorin aplikacionin falas për të realizuar videokonferenca të shpejta me dhjetëra pjesëmarrës.

02:34
E Premtja e Zezë, shumica e botës në vetëizolim për shkak të Covid-19

Miliona njerëz në mbarë botën po kujtojnë të Premten e Zezë, ditën kur të krishterët besojnë se Jezusi u kryqëzua në Jeruzalem. Ritualet e kësaj dite të shenjtë janë të ndryshme këtë vit pasi shumica e adhuruesve duhet të ndjekin ceremonitë solemne në platforma të ndryshme mediatike në vend të mbledhjes në kisha, pasi bota po lufton me COVID-19.

02:12
Covid-19, amerikanët e papunë ndeshen me vështirësi dhe pasiguri

Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur një qasje të ndryshme në krahasim me disa vende evropiane, duke ofruar lehtësime për punëtorët e industrive që janë detyruar të mbyllen për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19. Ndërsa vendet si Gjermania dhe Franca po rimbursojnë bizneset për të mbajtur punëtorët në listën e pagave, korrespondenti i Zëri i Amerikës Brian Padden njofton se Shtetet e Bashkuara kryesisht po u ofrojnë ndihmë qeveritare miliona punëtorëve pas pezullimit ose pushimit të tyre nga puna.

01:52
Rikthimi i epidemisë, ekspertët kinezë: Nuk është i mundur

Drejtori i një spitali në Wuhan, që luftoi pandeminë e koronavirusit, thotë se ai beson se nuk thuajse asnjë shans që të ketë një rikthim në shkallë të gjerë të epidemisë, por paralajmëron për shpërthime të vogla dhe sporadike. Ndërkohë, zyrtarët në vend thonë se Wuhani mund të kthehet tërësisht në normalitet muajin e ardhshëm, pasi rastet tani kanë rënë në mënyrë drastike.

01:24
Turqi, në 31 provinca orë policore gjatë gjithë fundjavës

Ministria e Brendshme e Turqisë sot njoftoi se në 31 provinca të Turqisë, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë, do të zbatohet orë policore gjatë gjithë fundjavës.

00:57
101 vjeçari në Britaninë e Madhe ‘mund’ koronavirusin

Një 101-vjeçar, që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, është kthyer në shtëpi nga spitali, pas shërimit të plotë nga sëmundja.

00:26
Federata e Kosovës publikon planin e ndihmës, ja sa do përfitojnë klubet!

Qeveria e Kosovës pak ditë më parë miratoi një fond ndihme prej 5 milionë eurosh për klubet e futbollit për periudhën e emergjencës së koronavirusit dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka zbuluar sot paketën sesi do të shpërndahet ky fond, sa do të përfitojnë klubet e Ipko Superligës, Ligës së Parë, Ligës së Dytë, Ligës së Tretë, Ligës së Femrave, gjyqtarët, delegatët e ndeshjeve apo edhe klubet e Futsallit.

00:07
Tare blindon Strakoshën, arrihet akordi për rinovimin me Lazion!

Lazio blindon Thomas Strakoshën edhe për 5 vite të tjera. Duke parë interesimin e klubeve prestigjoze të Europës për të marrë shërbimet e gardianit të kombëtares shqiptare, Lotito dhe Tare kanë lëvizur duke bindur Strakoshën me një kontratë të re.

E premte, 10 Prill 2020
23:46
FMN 190.5 milion dollarë mbështetje emergjente për Shqipërinë për të përballuar pandeminë e Covid-19

Bordi Ekzekutiv i FMN-së miraton 190.5 milion dollarë si mbështetje emergjente për Shqipërinë për të përballuar pandeminë e Covid-19.

22:41
Shikoni ëndrra me koronavirus? Ja cili është kuptimi

Nëse gjatë pandemisë keni parë ëndrra të çuditshme, nuk jeni të vetmit. Këto kohë hashtagu #pandemicdreams është kthyer në më të përdorurat në “Twitter”. Përdoruesit e aplikacionit, ndajnë me njëri-tjetrin ëndërrta e tyre gjatë kësaj periudhe. Ndodh që ëndrrat janë të përbëra nga vrasjet, vdekjet, frikë dhe botë të reja të çuditshme. Por edhe nga momente të lumtura dhe të gëzuara.

22:29
Bilanci tragjik/ SHBA një tjetër ditë të zezë, 777 vdekje vetëm në New Jork nga Covid-19

SHBA- 1639 persona të prekur nga koronavirusi kanë gjetur vdekjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 24 orët e fundit. Kështu numri total i viktimave në SHBA ka shkuar në 18 330.

22:26
Avioni privat i super-të pasurve kthehet mbrapsht në Londër pasi u ul në bregdetin francez gjatë karantinës

Një avion privat milionerësh u detyrua të kthehej mbrapsht në Britani nga ishte nisur, pasi u ul në bregdetin francez në fillim të javës kur ata që ishin në bord po priteshin nga tre helikopterë për t’i çuar në Cannes.

22:10
Kosova publikon bilancin, 14 të shëruar por ja sa të prekur u regjistruan sot

Kosovë- Sot më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 189 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

22:08
Epike/ Kur ‘masakrohet’ floku në kohë karantinë

Ende nuk dihet sa do të zgjasë kjo pandemi e koronavirusit dhe njerëzit e shqetësuar nuk dinë çfarë të bëjnë me flokët e tyre, që rriten vazhdimisht.

22:02
Nuk ndalet emisioni “Hipokrati”, vjen sërish me një megasurprizë për publikun

Emisioni shëndetësor Hipokrati në Top Channel vazhdon të surprizojë publikun shqiptar. Pas iniciativës për të duartrokitur nga ballkonet e shtëpive bluzat e bardha në vijën e parë të frontit në luftën kundër Koronavirus, në emisionin e nesërm (dt. 11 Prill), në studion e Hipokratit do të jetë një mik shumë special dhe i dashur për publikun shqiptar.

21:55
Dalin imazhet e laboratorin misterioz biologjik në Vuhan ku ruhen 1,500 tipe virusesh

Instituti i Virologjisë në Vuhan i cili ka dashur 15 vjet që të ndërtohej, ruan më shumë se 1500 tipe virusesh.

21:49
Izolimi shtoi dhunën në familje/ Shtohen rastet e çështjeve në gjykatën e Tiranës

Njaziu sapo është urdhëruar nga gjykata që t’i qëndrojë në distancë bashkëshortes e cila e ka denoncuar atë për dhunë. Grindja mes çiftit ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje të vogël për shkak të një konflikti që ka si shkaktar CoVid-19.

21:37
“Toka po merr frymë”/ Fotografi që e dëshmojnë këtë gjë

“Toka po merr frymë”, në fakt është kthyer në metaforën më të dëgjuar këto kohë pandemie, pasi shumë shtete janë vendosur në izolim dhe ndotja e ajrit duket sikur po përmirësohet ndjeshëm.

21:24
Veshja e jastëkut si fustan, trendi më i ri në rrjete sociale

Një trend i ri është përhapur në rrjete sociale, veshja e jastëkut si fustan. Iluzioni i fustanit i krijuar nga jastëku dhe një rrip i lidhur rreth belit, është mënyra më e re për të kaluar kohën gjatë karantinimit.

21:21
Habit gruaja, vendos të mbathura në fytyrë në vend të maskës

Një çift nga Florida e SHBA-ve, u drejtua në një supermarket për të blerë ushqime, por ajo që i la pa fjalë, ishte një tjetër kliente, e cila përdorte mbathje në vend të maskës.

21:12
Fotot më mbresëlënëse të postuar në rrjetet sociale

Rrjetet sociale gjithnjë e më shumë janë duke zënë një kohë të konsiderueshme të përditshmërisë tonë. Facebook, është një nga aplikacionet më të frekuentuara ndër vite.

20:58
Enca ti je?! Këngëtarja ndryshim drastik (FOTO)

Monotonia e izolimit nga pandemia e Covid-19 e ka mërzitur aq shumë Encën, sa që vendosi të bënte një ndryshim drastik në “look”.

20:53
Malta pranon emigrantët disa orë pas njoftimit të mbylljes prej koronavirusit

Qeveria maltese tha se nuk mund të garantojë më shpëtime të tjera pasi burimet e saj janë tendosur nga pandemia

20:51
Si të përballosh ankthin gjatë krizës së koronavirusit?

Pandemia e koronavirusit ka transformuar jetën e njerëzve në gjithë botën. Në shumë vende, shkollat dhe bizneset janë mbyllur. Familjet janë ndarë. Njerëzit druhen se mund të infektohen dhe shqetësohen se të afërmit e tyre mund të sëmuren dhe vdesin. Pandemia shkakton një ankth të madh. Por ka mënyra për të luftuar stresin.

20:35
Pashkët në kohë koronavirusi, Basha: Mëshira e Perëndisë të zbusë zemrat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një statusi në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve t’i luten Zotit të lehtësojë këtë sprovë të madhe të përballjes me koronavirusin.