Një total prej 197 rastesh të reja pozitive janë regjistruar në laboratorët e Institutit dhe laboratorëve të tjerë në Mal të Zi.

Që nga raportimi i fundit, pesë persona kanë vdekur shkaku i pandemisë globale të njohur si COVID-19.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin që nga fillimi i qershorit është 160 dhe që nga fillimi i vitit 169.

Në 24 orët e fundit, 190 pacientë raportohet se janë shëruar gjersa rastet aktive janë 3411.

Ndryshe, nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 10,772

Top Channel