Serbia konfirmoi blerjen e raketave kineze, Mali i Zi bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim
Vendet e Bashkimit Europian vendosën të nisin nga puna për hartimin e traktatit të anëtarësimit për Malin e Zi, duke shënuar kështu një fazë të re në rrugën e vendit drejt BE-së.
Lajmin e raportoi agjencia Reuters, e cila citon Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos ta përshkruajë si një zhvillim jashtëzakonisht të rëndësishëm për këtë vend, dhe jo vetëm.
“Ky përbën një hap të madh përpara drejt anëtarësimit në bllokun europian, një njohje të qartë të progresit të Malit të Zi dhe një inkurajim për përshpejtimin e reformave. Ai ofron gjithashtu mundësinë për të mësuar nga zgjerimet e mëparshme dhe për të përfshirë masa më të forta mbrojtëse në traktatet e ardhshme të anëtarësimit, për të parandaluar prapakthimin në sundimin e ligjit dhe vlerat themelore”, u shpreh Marta Kos.
Qeveria malazeze ka deklaruar se shpreson që anëtarësimi në BE-së të realizohet deri në vitin 2028. Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, e përgëzoi Malin e Zi, duke e cilësuar vendimin për krijimin e Grupit të Punës për hartimin e Traktatit të ri të Anëtarësimit “një moment kyç”. Shqipëria dhe Mali i Zi janë në krye të listës për t’u bërë anëtarë të rinj të bllokut europian. Vitin e kaluar, vendi ynë i hapi të gjithë kapitujt negociues.
Sipas ekspertëve, pranimi i Malit të Zi dhe ndoshta i vendeve të tjera në rajon do të sinjalizonte se ka një të ardhme për Ballkanin Perëndimor në BE.
Top Channel