Tri partitë politike shqiptare në Malin e Zi, Alternativa Shqiptare, Unioni Nacional Shqiptar dhe Lidhja Demokratike Shqiptare, finalizuan marrëveshjen e bashkimit politik, duke u bërë zyrtarisht pjesë e një strukture të përbashkët, Forumit Shqiptar.

Kuvendi i parë i Forumit Shqiptar u mbajt në Tuz, ku krahas formalizimit të bashkimit u zgjodhën edhe strukturat e reja drejtuese.

Për Gjeloshajn, që është edhe zëvendëskryeministër në kabinetin qeveritar, shqiptarët kanë udhëhequr Malin e Zi në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Bashkimi i tri forcave politike shqiptare në Malin e Zi vjen në një moment të rëndësishëm politik, duke përcjellë një mesazh uniteti dhe përgjegjësie të përbashkët për të ardhmen.

Ky bashkim merr një rëndësi të veçantë edhe në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të qershorit, ku partitë shqiptare synojnë të paraqiten me një përfaqësim të përbashkët.

Top Channel