Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.181 vdekje, në Brazil 1.031 ndërsa në Meksikë 483.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 1.181 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 98.678.

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 86.821 raste të reja. Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste rekorde ditore njëra pas tjetrës, numri i rasteve ka arritur në 6.312.584.

Në vend gjithashtu numri i të shëruarve ka arritur në 5.273.201.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 33.413 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.810.935 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 143.952 me 1.031 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me 985.628 raste dhe 35.622 vdekje nga COVID-19.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 4.180.376.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 483 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 77.646. Ndërkaq, me 5.053 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 743.216.

Deri më tani, në vend janë shëruar 533.886 persona të prekur me COVID-19.

Top Channel