Bushati: Të njëjtat qarqe që votuan Gjykatën Speciale duan deligjitimimin e tyre

30/09/2020 22:17

Në studion e emisionit “Open”, drejtuar nga gazetarja Eni Vasili, po flitet mbi dosjet e bujshme të Hagës, për të cilat liderët kryesore politike në Kosovë, akuzohen për krime lufte.

Një ndër të ftuarit në emision është analisti Andi Bushati. Sipas Bushatit, para disa vitesh e gjithë Parlamenti i Kosovës votoi për hapjen e Gjykatës Speciale, e më pas sipas tij, po ata që e votuan duan delegjitimin e saj.

“Xhaloja që kush i çoi, kush i futi dhe kush i nxori, është vetëm një pjesë e të tërës. Kush është e tëra? E tëra është, kush ka qenë i interesuar në vijimësi ta shkatërrojë këtë gjykatë, ta delegjitimoi e tjerë e tjerë. Pavarësisht nga mendimi që mund të kemi për gjykatën, a duhet Gjykatë Speciale apo jo, a është e ligjshme apo jo. Pasi gjykata u votua në mënyrë plebishitare nga parlamenti i Kosovës, vetëm Vetë Vendosja ka qenë kundër. Patën një tentativë të partive kryesore për ta zhbërë këtë që kishin votuar vetë dhe pati një tronditje të madhe ndërkombëtare nga SHBA-ja e deri tek vendet e BE-së, këtu bëhet nami po u prish. Kemi më pas një letër të Presidentit Hashim Thaçi drejtuar Pompos që thotë si t’ia bëjmë që këtë gjykatë ta heqim dhe Pompo i kthehet që nuk mund ta bëni këtë gjë.

Patëm pas ndërhyrjes që gjykata edhe unë e quaj ishte ndërhyrje e politizuar, jo politike. Unë nuk i di kush ishin qëllimet që nxorën atë aktakuzën për Thaçin që shkoi deri aty, por u ngrit prapë një re e madhe që kjo gjykatë nuk duhet. Janë të njëjtat qarqe që e kanë luftuar për vite me radhë, pasi e votuan vetë, ekzistencën e kësaj gjykate, që sot me nxjerrjen e këtyre dokumenteve duan delegjitimimin publik së paku të kësaj. Kjo është pasqyra e madhe”, tha Bushati.

Top Channel