Mungesë gjaku për talasemikët/ Në Lushnje po dhurohet më pak për shkak të frikës nga Covid

01/10/2020 12:12

Sigurimi i gjakut për të sëmurët talasemikë në bankën e gjakut në Lushnje vazhdon të jetë një sfidë. Janë rreth 117 talasemikë që çdo 21 ditë paraqiten në bankën e gjakut në Lushnje për të marrë gjak.

Sipas mjekut transfuziolog Endrit Susaj, i cili është dhe drejtor i kësaj banke, situate e rezervave të gjakut për talasemikët nuk është optimal. Situata e Covid-19 bëri që të ulet ndjeshëm numri i dhuruesve vullnetarë.

Jo pak herë ndodh që të sëmurët talasemik vijnë në këtë bankë për të marrë gjak dhe kthehen sërish pa e marrë atë. Ka qenë bashkëpunimi me qendrën e transfusionit të gjakut në Tiranë që deri diku ka zgjidhur këtë situatë. E vetmja shpresë për rritjen e dhuruesve mbetet hapja e universiteteve ku do të merren nisma sensibilizuese për të dhuruar. Lajmi i mirë është se për këtë vit nuk ka asnjë pacient të ri me talasemi. Rasti i fundit ishte ai i vitit të kaluar.

Top Channel