Në Open në Top Channel u zhvillua një debat mes analistit Andi Bushati dhe Berat Buzhalës teksa po diskutohej për dosjet e Hagës.

Debati nisi kur Bushati tha se duhet të zbardhen disa krime që janë bërë në kohën e luftës.

Pjesë nga debati:

Bushati: Ka disa krime që duhet zbardhur.

Bazhala: Po jam dakord me ty Bushat. Në çdo shoqëri ka krime të pazbardhura. Jam dakord me ty që duhen zbardhur krimet.

Bushati: Janë ca personazhe që kanë vila 20 milion euro. Nuk bëhet vila 20 milion euro as me rrogë ministry dhe as me kallashnikov.

Buzhala: Ke të drejtë, por duhet të shikojmë pse u krijua tribunali. Tribunali u krijua për të hetuar trafikun e organeve. Sot tribunali ka partnerë bashkëpunëtorët e Millosheviçit.

Bushati: E ke të fryrë këtë Berat. Kur skemi argumeta, themi Serbia. Është propagandë kjo.

Buzhala: Mua më kanë vrarë gjyshin dhe gjyshen. Krimet nuk janë zbardhur. Bushat bashkëpunëtorë të Millosheviçit janë partnerë të Tribunait Special.

Related

Top Channel