Mjeku Tritan Kalo: Mantelbardhi duhet të mbetet i tillë për sa kohë ai frymon!

01/10/2020 09:39
Mjeku Tritan Kalo

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo tha së fundmi se PPP-ja e pranueshme është puna, përkushtimi dhe profesionalizmi.

Në mesazhin e përcjellë në profilin e tij social, mjeku Kalo thekson se mantelbardhi duhet të mbetet i tillë për sa kohë frymon.

“E vetmja PPP e pranueshme pa asnjë drojë e jetës sime ishte dhe mbetet: Punë, Përkushtim dhe Profesionalizëm kudo dhe në çdo moment…MANTELBARDHI duhet të mbetet i tillë për sa kohë që ai frymon….”Ad astra per aspera” – shprehet Latini….”, shkruan Kalo.

Top Channel