Tottenham Hotspur është pranë pran marrëveshjes me sulmuesin brazilian të Benficas, Carlos Vinicius.

Tottenham ka bërë ofertë drejt Benficas që Vinicius të mbërrijë në Londër këtë sezon si huazim por me të drejtë blerje edicionin tjetër për një shifër rreth 45 milionë eurosh.

25 vjeçari luan si sulmues qendror, por mund të luajë edhe si sulmues krahu, ku edhe është pozicioni i tij i preferuar pasi që Vinicius preferon të luajë me këmbën e majtë.

Për Vinicius kanë shprehur interesim edhe klubet si Liverpool, Manchester United dhe Wolverhampton, por që Benfica nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare nga to.

Top Channel