E rikthyer në Serinë A në një kohë kur kryefjala ishte pandemia, Benevento synon të surprizojë këtë sezon në ringjitjen në elitë, por me mbrojtjen aktuale, do ta ketë të vështirë edhe mbijetesën. Skuadra debutuese në serinë A vuajti një humbje të thellë 5-2 në shtëpi nga Inter me skuadrën e trajnerit Konte që shkon në krye të renditjes me pikë të plota.

Sfida në stadiumin Vigorito u vendos praktikisht në fraksionin e parë të lojës që u mbyll 4-1 për formacionin milanez. Dopieta e sulmuesit Romelu Lukaku, si dhe rrjetat e Gagliardini e Hakimi ishin tronditëse për Beneventon që tentoi të rihapë ndeshjen me Kaprari por pa rezultat.

Në pjesën e dytë Lautaro Martinez për Interin, dhe Kaprari për ekipin vendas pasuruan festivalin e golave por pa ndryshuar dot hierarkitë. Inter kthehet kështu në një makinë golash, plot 9 të tillë në vetëm dy ndeshje por mbrojtja me besueshmëri të ulët, do duhet të rregullohet, nëse Konte synon titullin.

Top Channel