Covid-19/ Banka Botërore iniciativë 12 miliardë dollarëshe që vaksina të mbërrijë në vendet e varfëra

01/10/2020 02:32

Banka Botërore ka njoftuar planet për një iniciativë 12 miliardë dollarëshe që do të lejojë vendet e varfëra të botës të sigurojnë vaksinat e Covid-19 për të trajtuar mbi 2 miliardë njerëz, sapo vaksina të bëhet e disponueshme.

Në një përpjekje për të garantuar që vendet me të ardhura të ulëta të mos përjashtohen, nga vendet më të varfra, organizata po i kërkon aksionerëve kryesorë, vendeve të pasura, të mbështesin skemën që do të disbursojë para kesh gjatë 12 deri 18 muajve të ardhshëm.

David Malpass, presidenti i Bankës Botërore, tha se nisma ishte e nevojshme sepse Covid-19 ka pasoja shumë më të rënda në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme se sa në botën e zhvilluar. Shumë vende, përfshirë SHBA, Britaninë, Kinën dhe Rusinë, po punojnë për trajtimin e Covid-19 dhe Malpass tha se Banka Botërore nuk do të presë që një vaksinë të bëhet e disponueshme para se të veprojë.

Banka beson se ekonomia globale nuk do ta marrë vetën plotësisht deri sa njerëzit të mund të ndjejnë se ata mund të jetojnë, shoqërohen, punojnë dhe udhëtojnë me besim dhe që kjo të ndodhë, është e domosdoshme vaksina.

Top Channel