Tejkalohet shifra e 34 milionë rasteve me Covid-19 në mbarë botën

30/09/2020 22:47

Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 34 milionë.

Gjithsej 34.020.311 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 7.420.300 raste deri më tani.

Dhjetë vendet në radhë pas SHBA-së janë India (6.287.238), Brazili (4.787.637), Rusia (1.176.286), Kolumbia (824.042), Peruja (811.768), Spanja (769.188), Meksika (738.163), Argjentina (736.609), Afrika e Jugut (672.572) dhe Franca (550.690).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1 milion persona. Ndërkaq, rreth 25,3 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

Top Channel