Bayern Munih mposhti sonte Borussia Dortmund në finalen e Super Kupës gjermane në ‘Allianz Arena’ me rezultat 3:2.

Bayern e hapi  ndeshjen që në minutën 18 erdhi me golin e Tolisso.

Kampioni i Evropës dhe Gjermanisë 14 minuta më vonë dyfishoi epërsinë me golin e Muller, pas harkimit të Alfonso Davies.

Marco Reus i Dortmund kishte dy mundësi në vazhdim të ndeshjes për të zvogëluar avantazhin, por në të dy rastet Manuel Neuer u dallua me pritje të mira.

Sidoqoftë, këmbëngulja e Dortmund dha rezultat dhe avantazhi u zvogëlua në minutën 39. Kimmich bëri një gabim, topi arriti në Haland, i cili asistoi Brandt për 1:2. Barazimi erdhi në minutën e 55-të, dhe shënues ishte Erling Haland.

Vetëm pesë minuta më vonë, ai mund të kishte sjellë një kthesë të plotë dhe të çonte në ekipin e tij në epërsi, por Neuer u dallua përsëri me një pritje të shkëlqyer.

Edhe pse dukej se nuk do të merrnim një fitues pas 90 minutash, Bayern arriti golin e fitores në minutën e 83 përmes Kimmich.

Në këtë mënyrë, Bayern ka fituar sivjet të gjitha trofetë në garat në të cilat mori pjesë – Ligën e Kampionëve, Super Kupën e Evropës, Super Kupën e Gjermanisë, Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, ndërsa shpresojnë të fitojnë edhe Kupën e Botës për klube.

Top Channel