Foto ilustruese

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi iu gjetën në shtëpinë në rrugën “Bill Clinton” 4 kilogramë kanabis i bërë gati për shitje.

Autorit  Dasared Demaj iu sekuestrua nga policia droga gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet. Ai e përgatiste drogën dhe më pas e bënte gati që ta shiste për ata që e kërkonin

“Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni policor i koduar “Collaboration 2”. Vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike. Sekuestrohen një sasi dozash me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 automjet dhe 1 aparat celular. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Collaboration 2”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike. Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve janë siguruar informacione në rrugë operative se në një banesë në rrugën “Bill Klinton”, kishte një sasi lënde narkotike të llojit kanabis dhe personat që e dispononin ua shisnin shpërndarësve sipas porosive që bënin. Mbi bazën e këtyre informacioneve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në rrugën “Bill Klinton”, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. D., ku Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 4 kg lëndë narkotike të dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, 1 aparat celular dhe një automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore “, shkruhet në njoftimin e policisë.

Top Channel