Gjatë debatit në emisionin “ Open” që po diskutohet për çështjet e dosjeve në Hagë.

Një ndër të ftuarit, Tomorr Alizoti është kundër atyre që mbrohen nën ombrellën e UÇK-së, por gjithashtu ai është kundër Tribunalit të Hagës pasi çështja duhej mbyllur ashtu siç ka mbyllur edhe çështjet e tjera sepse nuk kanë kryer krime lufte vetëm shqiptarët, por edhe serbët e kroatët.

“Nën ombrellën e UÇK-së, nuk mund të mbrohen ata njerëz që kanë bërë krime duhet të shkojnë në Hagë, jam kundra Gjykatës në parim. Tribunali i Hagës duhet të mbylltë këtë çështje, siç e bëri me të gjithë vendet e ish-Jugosllovakisë, kanë bërë serbët më shumë krime së shqiptarët, kanë bërë edhe kroatë më kampet përqendrimit, por edhe serbët dhe boshnjakët më njëri-tjetrën. Nuk ka pse shqiptarë të jenë specifik, të jenë të veçantë nga kjo gjykatë këtu jam kundër, por se shqiptarët kanë bërë krime duhet të gjykohen”, u shpreh Alizoti.

Top Channel