Veshët e tij të mëdhenj e bëjnë të ndjekë insektet që gjuan si dhe ta mbajtur të freskët krijesën e vogël.

Ndoshta nëna natyrë ka treguar këtu sensin e saj të humorit duke krijuar diçka të tillë, për të cilën e dinte se do të mbijetonte në habitatin e tij natyral.

Xherboa me veshë të mëdhenj (Euchoreutes naso), jeton në shkretëtirat e Mongolisë jugore dhe në veriperëndim të Kinës.

Është kryesisht një mi i natës i cili i kalon ditët nën tokë, në tunelet që gërrmon për t’i shpëtuar nxehtësisë së shkretëtirës.

Natën ai del për të ngrënë kryesisht insekte fluturuese. Xherboa nuk pi ujë dhe merr të gjitha lëngjet nga insektet dhe disa bimë me të cilat ushqehen.

Me veshët e mëdha ato dëgjojnë zhurmat e insekteve dhe gjithashtu i ndihmojnë të qëndrojnë të freskët, ndërsa me këmbët prej kanguri ata kërcejnë në ajër për t’i kapur ato.

Bishti i ndihmon të ruajnë ekuilibrin në ajër kurse turiri prej derri është për të nuhatur.

Ky është kombinimi i përkryer për banorin e shkretëtirës teksa xherboa mund të jetojë 2 deri në 3 vjet dhe peshon vetëm 24-38gramë.

Këmbët e tij të parme janë shumë të vogla dhe ashtu si kanguri nuk mund t’i përdorë për të lëvizur, por vetëm për t’u kujdesur për veten e për t’u ushqyer.

Kafsha e rrallë është kapur në kamera për herë të parë në 2007 kur dhe nisi studimi e mbrojtja e tyre.

Top Channel