E martë, 30 Qershor 2020
17:53
Kultivim hashashi, arrestohen 3 person në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 persona pasi kanë tentuar të kultivojnë hashash.

17:44
Cakaj: Nuk ka plane për ndarjen e Kosovës!

Nga Prishtina, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, deklaroi se “askush në Shqipëri dhe Kosovë nuk bën plane, në llogari personale, për ta ndarë Kosovën”.

17:39
Amerikanët F-22 do të formojnë skuadrone“agresioni” për t’iu kundërvënë kinezëve J-20

Forcat ajrore amerikane po marrin në konsideratë të bëjnë ndryshime në mënyrën e operimit të gjuajtësve elitarë F-22 Raptor, për t’iu kundërvënë gjuajtësve të rinj anti-radar të Kinës J-20, madje duke imituar kapacitetet e tyre.

17:35
KE zyrtarizon: Nuk hapen kufijtë për Shqipërinë!

Këshilli i BE-së aprovoi rekomandimin për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme mbi udhëtimin në vendet e bllokut.

17:29
E rrallë në Itali/ Krijohet proteza e lëngshme e syrit

Proteza e parë e lëngshme e retinës është arritur të krijohet në Itali. Ajo formohet nga një solucion ujor, në të cilin qëndrojnë nanogrimca fotoaktive të cilat në mënyrë funksionale zëvendësojnë fotoreceptorët e retinës së dëmtuar nga sëmundjet dhe plakja, që në disa raste, mund të çojnë në verbëri të plotë.

17:29
E bujshme, Bruno Telushi drejt transferimit tek…

Rinovimi me Partizanin nuk po vjen dhe nga mediat qipriote po qarkullon një lajm i bujshëm lidhur me të ardhmen e Bruno Telushit. Mesfushori vlonjat nga data 1 korrik do të jetë një lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata me të kuqtë dhe nuk dihet nëse do ta përfundojë apo jo këtë sezon me Partizanin.

17:23
Ilaçi antiCovid – Ankesa për çmimin e lartë!

Prodhuesi i ilaçit që duket se shkurton kohën e rikuperimit për pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19, thotë se do të faturojë çmimin prej 2,340 dollarë për një kurs trajtimi tipik për individët e mbuluar nga programet shëndetësore të shteteve amerikane dhe vende të tjera të zhvilluara.

17:17
Shifrat e koronavirusit, mjekët rusë ngrenë dyshime …

Presidenti rus Vladimir Putin i ka krahasuar mjekët rusë me ushtarët heroikë të Ushtrisë së Kuqe që luftuan nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

17:08
FOTO/ Humbi 40 vite më parë, momenti kur e moshuara 94-vjeçare u ribashkua me familjen

Një e moshuar 94-vjeçare në Indi, e cila ishte shpallur e humbur nga familjarët që para 40 viteve, është ribashkuar sërish me ta. Panchu Bai, e cila vuante nga problemet mendore, u shpall e zhdukur nga familjarët në vitin 1979.

17:08
Rriten me 30% kapacitetet e reanimacionit në Shkodër, Manastirliu: Fuqizojmë spitalet rajonale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu, ka inspektuar Spitalin Rajonal të Shkodrës në vijim të forcimit të kapaciteteve të njësive të terapive në spitalet rajonale dhe universitare.

17:06
Vrasësi serial i Kalifornisë thotë se “zëri i brendshëm” e urdhëroi të kryente krimet

Një ish-oficer amerikan policie që terrorizoi Kaliforninë si përdhunues, grabitës dhe më pas vrasës i 13 njerëzve, ka pranuar dje krimet për t’i shpëtuar dënimit me vdekje, duke shtuar se një ndërgjegje e brendshme e quajtur “Jerry” e detyronte t’i kryente aktet makabre.

17:04
CNN, rezultati i frikshëm: Më shumë viktima nga koronavirusi në SHBA sesa nga katër luftëra bashkë!

Shtetet e Bashkuara kanë krenaruar prej kohësh veten si feneri i ndritshëm i botës.

16:53
Katër viktima dhe 126 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore prej 1140 testimeve të realizuara, 126 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

16:42
Ekipi i futbollit të romëve/ “Liria” u krijua me djemtë e vajzat që braktisën rrugën

Kjo është një ditë normale e stërvitjes se fëmijëve të ekipit “Liria” në Shkodër. Djem dhe vajza të komunitetit rom dhe atij egjiptian, prej kohësh kanë braktisur rrugët për të luajtur futboll.

16:41
I tha të vendoste maskë mbrojtëse, burri dhunon brutalisht kolegen e tij

Një punonjëse në Indi është dhunuar brutalisht nga kolegu i saj, në momentin kur ajo i kujtoi atij se duhet të vendoste një maskë në fytyrë, për t’u mbrojtur nga pandemia e COVID-19.

16:36
Menaxhimi i mbetjeve/ Projekti gjerman për disa qytete të vendit

Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me projektin e GIZ ka nisur rehabilitimin e landfilleve në disa qytete.

16:34
Dje bëri një tjetër atentat/ Vrasja e Hekuran Billës, arrestohet edhe personi i katër. Ja roli që kishte

Është arrestuar personi i katër për vrasjen e Hekuran Billës para pak ditësh në zonën e “Komunës së Parisit”. Gjekson Pusi dyshohet se ka qenë transportuesi i Viktor Markut.

16:34
37 të arrestuar, kapen 3 tonë drogë / Operacion italo-shqiptar kundër një grupi trafikantësh

Në një aksion antidrogë, të njëkohshëm mes Italisë dhe Shqipërisë gjatë të cilit u prangosën 78 persona, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar droge, drejtues të prokurorisë SPAK, hodhën dyshime edhe për implikimin e disa zyrtarëve shtetërorë në vend.

16:31
Zgjedhjet në Universitete, Ministrja Shahini merr vendimin: Do të mbahen më 30 korrik

Pas propozimit të rektorëve të Universiteteve, Ministria e Arsimit ka vendosur datën 30 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve në Universitete.

16:26
Covidi pezullon provimet! Një studente është prekur nga koronavirusi

Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit në Universitetin Politeknik ka pezulluar përkohësisht sezonin e provimeve të verës pasi dyshohet për një rast me koronavirus.

16:21
Benevento e Inzaghit siguroi ngjitjen në Serie A, befason me blerjen e parë

Skuadra e Beneventos, me fioren 1-0 ndaj Juve Stabias, siguroi matematikisht ngjitjen në Serinë A kur kanë mbetur edhe 7 ndeshje nga fundi i kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Filippo Inzaghi kryeson Serinë B me 76 pikë, 24 më shumë se Crotone e vendit të dytë.

16:19
Nisma kundër përdhunimeve/ KQZ i jep dritën jeshile projektit, emrat e abuzuesve seksuale do bëhen publike

Historitë e përsëritura të abuzuesve seksual rasti me i fundit ai i Abaz Dogës, roja i shkollën nën akuzë për përdhunim e një nxënëseje ka nxitur tri organizata në mbrojtje te grave të ndërmarrin një nismë ligjore, e cila parashikon jo vetëm diskriminim publik, por edhe ashpërsinë e dënimit për abuzuesit seksual.

16:15
Kërcënimi i Bashës: Nuk do njoh asnjë vendim 12 muaj para zgjedhjeve!

1 vit nga zgjedhjet lokale 30 te qershorit, të cilat Partia Demokratike i bojkotoi, Lulzim Basha e injoroi si datë duke u shfaqur ne bregdet, nga ku kërcënoi kundërshtarin politik se nuk do të njohë asnjë vendim te marrë prej tij, 12 muaj para zgjedhjeve elektorale.

16:10
Do votohet ndryshimi i kushtetutës/ Kërkohet të pengohen koalicionet e partive në zgjedhje

Seanca plenare e 30 Korrikut do të jetë testi i radhës për shumicën qeverisëse nëse do ti thotë po ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita që lidhen drejtpërdrejtë me zgjedhjet e ardhshme.

15:59
BE-ja synon të vazhdojë dialogun Kosovë-Serbi pa presidentin Thaçi

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane, nuk e përfshijnë më presidentin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me rradhë.

15:49
“Fqinjin nuk e zgjedh”/ Rama: Shengeni Ballkanik është interes strategjik i Shqipërisë dhe Kosovës

Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp, pas vizitës dyditore në Kosovë, Edi Rama foli edhe sa i takon Shengenit Ballkanik.

15:25
Rama: Do të tërheq padinë për shpifje kundër Ramush Haradinajt

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lajmëruar se do të tërheqë padinë ndaj Ramush Haradinajt.

15:15
“Institucioni të bëhet portal?”/ Rama: Fletërrufeja, një brutalitet ndërkombëtar

Në konferencën e mbajtur për shtyp, në përmbyllje të vizitës dyditore në Kosovë, kryeministri Edi Rama i cilësoi aktakuzat për krime lufte nga Prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si metodë brutale dhe diskriminuese.

14:59
“Momenti që shqiptarët të bashkohen”/ Rama: Shqipëria, jo tutore e Kosovës! Jemi vëllezër

“Ka gjithmonë një kohë për t’u përleshur me njëri-tjetrin për ide, bindje, politikë, për çfarëdo qoftë, por duhet të ketë sa herë koha e vë në pikëpyetje një moment për t’u bashkuar me njëri tjetrin për historinë tonë. Kush kujton, mendon apo propagandon se këtu bëhet fjalë për një akt ndaj disa personash, apo se këtu bëhet fjalë për të shfrytëzuar këtë instrument për pastrimin e skenës politike është ose naiv ose tejet i verbuar nga mllefi”, u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij, në përmbyllje të vizitës dyditore në Kosovë.

14:49
Rama: Jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare, për t’i dhënë mbështetje të plotë Kosovës

Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Kosovë, Edi Rama dha një konference për shtyp, ku u ndal gjerë e gjatë te aktakuzat e Prokurorisë së Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte.

14:41
Vizita dyditore në Kosovë/ Rama në konferencë për shtyp: Lajm i gëzueshëm është se…

Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Kosovë, Edi Rama dha një konferencë për shtyp, ku në nisje të fjalës së tij ndau ” një lajm të gëzueshëm.”

14:31
Ndërron jetë nga Covid-19 profesori i njohur i mjekësisë, MSH: Ka pasur një karrierë të spikatur

Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

14:26
Vlorë/ 3 metra i gjatë, bie në rrjeta peshkaqeni ‘dhelpër’

Një tjetër specie e rrezikshme bie në rrjetat e peshkatarëve në bregdetin e Vlorës.

14:21
Transformohet blloku i kufizuar nga rr. “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi”

Një investim i munguar prej 30 vitesh bëhet realitet për banorët e Njësisë 11. Falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës, blloku që kufizohet nga rr. “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi” është rikonstruktuar, duke ia ndryshuar faqen të gjithë zonës.

14:11
Shqetësim në Ukrainë: Vendi po kthehet në dyqan online bebesh!

Lot gëzimi derdh Andrea Viez ndërsa merr në krahë vogëlushin e saj, të lindur nga një nënë surrogatë në Ukrainë. Ai është një yll, thotë argjentinasja rreth të 40-tave me zërin që i dridhet.

14:06
Aksident 250 mijë euro, Ferrari “përmbyset” në autostradë (FOTO)

Një makinë tip “Ferrari” me një vlerë prej 250 mijë eurosh, ka pësuar një aksident “horror” në një autostradë të Britanisë së Madhe.

14:01
Rusët votojnë për të zgjatur pushtetin e Putinit

Pjesa më e madhe e rusëve mbështesin reformën e propozuar që do ta lejojë Vladimir Putinin të kandidojë sërish për president në 2024 dhe të qëndrojë me gjasë në pushtet deri në 2036-ën.

13:54
Zbardhet takimi mes Presidentit dhe Ruçit/ Meta: Rekomandimet e Komisionit të Venecias të vihen menjëherë në zbatim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

13:47
Peligrinazh i përvitshëm botëror në Bulqizë/ Kohë pandemie, nuk munguan besimtarët

Qindra besimtarë nga e gjithë Shqipëria që i përkasin fesë bektashiane kanë shkuar për të festuar në vendin e quajtur Ballem Sulltan të njësisë administrative Martanesh të rrethit të Bulqizës, ku është bërë peligrinazhi i përvitshëm botëror, i cili festohet çdo vit.

13:47
Vitrina e Librit/ Librat që më rritën – Saverina Pasho, ku po shkon sot një botë pa libra?

Dihet mirë se në totalitarizëm botimi i një libri ishte para së gjithash status në shoqëri, ishte garanci politike dhe ideologjike, jo vetëm autorësi e autoritet. Njëherësh, kontrolli mbi librin ishte dhe kontroll mbi mendimin.

13:19
(Emrat) Drogë, grabitje e prostitucion/ Kush janë katër të dënuarit që OFL u kërkon të deklarojnë burimin e pasurisë

Vito Biba, Abedin Palnikaj, Baftjar Gjana, Genti Tahiri, janë katër persona të dënuar që tashmë u duhet të justifikojnë burimin e pasurisë së tyre, pasi OFL u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin.

13:09
Mustafa: Ardhja e Ramës në Prapashticë ishte shenjë kujdesi dhe nder i veçantë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një statusi në Facebook tregoi për takimin e tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama që u zhvilluar mëngjesin e sotëm.

12:49
“Largohu brenda 72 orëve”/ Venezuela dëbon ambasadoren e BE-së

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, urdhëroi ambasadoren e Bashkimit Evropian në këtë vend që të largohet brenda 72 orësh.

12:47
Mega operacioni italo-shqiptar/ De Raho: Operacioni më i madh i përbashkët! Kraja: Do hetohen zyrtarë shqiptarë…

Kreu i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho ka drejtuar një konferencë të mbajtur online, mes drejtuesve të policisë dhe prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane lidhur me mega operacionin e zhvilluar që çoi në pranga 37 persona.

12:45
Me sukses! Barcelona e Juventus mbyllin operacionin për Arthur-Pjanic

Barcelona dhe Juventus mbyllin me sukses operacionin e shkëmbimit të mesfushorëve respektivë Arthur Melo dhe Miralem Pjanic.

12:40
Pianot e Ksamilit/ Kompozitori Dizdari tregon si u ushtruan muzikantët e rinj në izolim

Ndërsa e gjithë bota ka zier nga pandemia dhe nga lajmet kontradiktore përgjatë gjithë këtyre muajve këtu në Ksamil në oazin e kompozitorit Limoz Dizdari dhe të shoqes Adrianës gjërat kanë pasur një ritëm tjetër.

12:29
Nuk ka treg për shalqirin/ Sasia e madhe e prodhimit solli uljen e çmimit

Viti 2020, për fermerët që kultivojnë shalqirin cilësohet si viti më i keq gjatë këtij 10-vjeçari. Kësaj herë nuk e ka fajin cilësia e frutit, por mungesa e tregut.

12:26
Tentoi të vrasë Lulzim Berishën, Gjykata e Durrësit dënon Ahmet Ajetin

Gjykata e Durrësit ka dënuar, Ahmet Ajetin për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në dëm të Lulzim Berishës.

12:22
Në lojë është liga spanjolle! Sot Barça-Atletico

Barcelona pret sot në mbrëmje në Camp Nou, Atletico Madrid-in, një sfidë që konsiderohet si një nga 6 finalet e mbetura të sezonit, ku në lojë është titulli kampion.

12:17
​Rama takohet me Shpend Ahmetin

Radhës për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i erdhi edhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

12:15
Fillon testi i fabrikës për trenin e parë elektrik të prodhuar nga Turqia

“Edhe gjatë pandemisë së COVID-19, personeli i Korporatës së Industrisë së Vagonëve ka vazhduar të punojë shumë për të përfunduar projektin”, tha ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Varank

12:13
Durrës/ Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet i riu! Pranga edhe një shoferi që shkaktoi aksident

DURRËS – Dy persona janë vënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale në qytetin e Durrësit. Një nga të arrestuarit është A. B., 32 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

12:12
Koronavirusi/ Infektohen disa punëtorë të Shërbimit Epidemiologjik në Durrës

Disa punonjës kanë rezultuar pozitivë në Shërbimin Epidemiologjik, pjesë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Durrës.

12:10
Për Kosovën, Gjermania mund ta vendosë në agjendë liberalizimin e vizave nëse ka shumicë të kualifikuar

Kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian e përfundon të martën në mesnatë Kroacia ndërsa nga nesër do t’i takojë Gjermanisë. Presidenca Gjermane do ta ketë prioritet kryesor miratimin e Kornizës shumëvjeçare financiare dhe fondit për përballje me pasojat e pandemisë.

12:09
Nga e enjtja, shkollat do mbyllen/ Leicester, izolimi i parë lokal në Britani

Në Britaninë e Madhe i pari izolim lokal, i plotë, është shpallur në Leicester me masa strikte të vendosura në qytet.

12:03
Studimet: Përse vdesin më shumë burra nga COVID-19?

Burrat, gratë dhe fëmijët infektohen njëlloj nga virusi i ri i koronës. Por burrat sëmuren shpesh më rëndë me COVID-19 dhe vdesin më shpesh prej tij. Ndërsa gratë dhe fëmijët janë më pak të rrezikuar.

11:55
Kosovë, rastet e reja/ Rëndohet situata në spitale

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë të shtruar 111 raste me Covid-19.

11:52
Universiteti elitar amerikan Princeton heq emrin e Woodrow Wilson, shkak racizmi

Drejtuesit kryesorë të Universitetit të njohur Princeton vendosën t’i japin një emër të ri Institutit të Shkencave Politike të këtij universiteti. Presidenti Wilson është një figurë shumë e nderuar mes shqiptarëve për qëndrimin që ai pati në lindjen e shtetit shqiptar.

11:46
Koronavirusi/ I famshmi “Cirku i Diellit” shkurton 3500 vende pune

I famshmi Cirque du Soleil do të shkurtojë 3500 vende pune pasi të nënshkruajë një marrëveshje për të evituar falimentimin.

11:42
Rastet e reja në SHBA, shtetet ndalin zbutjen e masave

Teksa rastet e reja të koronavirusit në SHBA vazhdojnë të rriten, akoma më shumë shtete kanë vendosur të ndalin zbutjen e masave të izolimit.

11:42
Kërcënon me thikë një grua dhe tenton t’i marrë çantën, arrestohet 56-vjeçari në Gramsh

GRAMSH – Një 56-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se është kapur në flagrancë duke tentuar t’i rrëmbente çantën një gruaje.

11:35
​Anulohet takimi Rama-Haradinaj

Ndonëse në agjendën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ishte paraparë takim me liderin e AAK-së Ramush Haradinaj në orën 11.00, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

11:32
“Mbani distancë fizike”/ 3 viktima të tjera, Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve

Përgjatë komunikatës së përditshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Flutura Beqo u bëri apel të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, mbajtjen e distancës fizike dhe vendosjen e maskës në ambiente publike.

11:30
Kosovë/ Rama takon kreun e LDK, Isa Mustafën

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

11:27
Paralajmërimi i OBSH-së: Më e keqja nuk ka ardhur ende!

“Më e keqja e pandemisë së koronavirusit mund të mos ketë ardhur ende”, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë, gjashtë muaj pasi shpërthimi nisi.

11:23
3 viktima në 24 orët e fundit! Ministria e Shëndetësisë: 69 raste të reja, 25 të shëruar

3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit.

11:15
Kërkesa e opozitës së re për ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave, më 30 korrik shqyrtohet në Kuvend

Sot u mblodh Komisioni i Ligjeve bashkë me Këshillin e Legjislacionit pasi opozita parlamentare, e mbështetur nga dy deputetë të mazhorancës kanë kërkuar ndryshimin e sistemit, nga propocional rajonal në mazhoritar kombëtar dhe lista të hapura, por edhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

11:15
Lista “e sigurt” e BE-së/ Shqipëria mbetet sërish jashtë!

BE ka shpallur listën e 14 vendeve, qytetarët e të cilëve konsiderohen të sigurt për t’u lejuar të hyjnë në kufijtë e bllokut nga 1 korriku, pavarësisht pandemisë, por Shqipëria, nuk është pjesë e kësaj liste.

11:00
Lejet në bregdet/ Basha: Qeveria ime nuk do njohë…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka qenë në Golem ku është takuar me qytetarë të ndryshëm.

10:57
Shfaqet një tjetër virus i rrezikshëm në Kinë! Shkencëtarët: Ka potencial të kthehet në pandemi

Një virus i ri që ka potencialin të bëhet pandemik është identifikuar në Kinë nga shkencëtarët.

10:47
Kryetari i Kuvendit, uron Kryepeshkopin Anastas: U gëzova pa masë që ndërhyrja shkoi mirë…

Kryetari i Kuvendit,  Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe i uron shërim të shpejtë pas probleme në gjendjen e tij shëndetësore.

10:46
Ardhur për të vuajtur! Shqiptarë ilegalë në Gjermani

Ardhja me kontratë pune në Gjermani është lotaria e jetës në Ballkan. Nga nevoja shumë vijnë të punojnë edhe ilegalisht. Varësia e plotë nga punëdhënësi shpesh i kthen ata në çirakë të pagojë në një dramë shfrytëzimi.

10:26
Vlorë/ U nxor nga deti në gjendje të rëndë, ndërron jetë rrugës për në spital i moshuari

VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Vlorës ku një 72-vjeçar është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shëndetësore dhe më pas gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

10:22
Koronavirusi në Shqipëri/ Mjekja e QSUT-së bën apel: Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë

Teksa numri i viktimave dhe të infektuarve në vend është rritur, mjekja e QSUT-së, Mira Kola ka bërë një apel të fortë për të gjithë.

10:15
Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin, dërgohet menjëherë në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

10:14
Shtohen rastet e reja me Covid-19 në vendin tonë, ja sa persona u prekën gjatë 24 orëve të fundit

Ditën e sotme në vendin tonë është shënuar një tjetër rritje e infektimeve me Covid-19 në krahasim me ditën e djeshme.

10:09
Edukatorja në Lezhë rezulton pozitive/ Izolohet stafi, u merren tamponët

Një edukatore në Lezhë ka rezultuar pozitive me Covid-19. Edukatorja punonte në kopshtin që ndodhet në lagjen “Skenderbeg”.

10:08
Vijon operacioni italo-shqiptar/ Sekuestrohet në Vlorë një gomone e grupit kriminal

Vijon operacioni i përbashkët mes Policisë italiane dhe Policisë shqiptare.

09:59
(Fotot) I shpëtoi kampit të ferrit në Siri/ I shëndetshëm dhe me bluzën e Kombëtares, Alvin Berisha mbërrin në Durrës

Alvin Berisha, 11-vjeçari shqiptar, i cili disa muaj më parë u shpëtua nga kampi famëkeq i “Al Hol” në Siri, ka ardhur në Durrës. Ai preku zemrat e mijëra shqiptarëve dhe italianëve me historinë e tij pasi qëndroi për 5 vite, në kampin “Al Hol”.

09:58
Koronavirusi/ Ilaçi shpresëdhënës do të shitet 3120 dollarë në Shtetet e Bashkuara

Trajtimi me Remdesivir kundër Covid-19 do të kushtojë mesatarisht 3,120 dollarë për pacientët me sigurim vullnetar në SHBA.

09:42
Po transportonin 18 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 5 persona në Korçë

Pesë shtetas janë arrestuar në flagrancë në Korçë pasi u kapën duke transportuar 18 emigrantë të paligjshëm.

09:41
Shkolla e Magjistraturës/ Ambasada e SHBA: 176 studentë përfunduan raundin e dytë të provimit

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se ditën e sotme Shkolla e Magjistraturës zhvilloi fazën e dytë të provimit të pranimit.

09:33
‘Motori’ franko-gjerman nuk po punon si mëparë? Merkel dhe Macron tregojnë vendosmëri…

Pak para fillimit të presidencës gjermane të BE-së, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Francez Emmanuel Macron demonstruan unitet në përballimin e pandemisë Corona.

09:22
COVID-19/ Brazili, Meksika dhe India shënojnë qindra viktima brenda 24 orëve

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 692 vdekje, në Meksikë 473 ndërsa në Indi 423.

09:13
Bimë narkotike në oborret e shtëpive/ Tepelenë, arrestohen 2 persona dhe procedohet një i tretë

Dy shtetas kanë rënë në pranga dhe një tjetër është proceduar penalisht në Tepelenë, në vijim të kontrolleve intensive të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

09:10
Indeksi i Dhomës Amerikane të Tregtisë për 2019/ Basha: Pasqyrë e korrupsionit që po gërryen ekonominë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim basha me anë të statusi në Facebook ka reaguar lidhur me indeksin e besimit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për 2019 sa i përket klimës së biznesit në Shqipëri.

08:54
Mega operacioni Itali-Shqipëri/ Detaje- 280 forca policie shqiptare, përqëndrohen në Tiranë dhe Vlorë

Një mega operacion i përbashkët mes policisë  italiane dhe policisë shqiptare  ka mundësuar shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal , që kryente trafik të lëndëve narkotike.

08:50
7 milionë doza drogë/ Dalin pamjet nga operacioni italo-shqiptarë që çoi në pranga 37 persona (Fotot)

Departamenti i Antimafias Italiane në bashkëpunim me autoritetet shqiptare kanë vënë në pranga 37 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogave.

08:41
Mjekët rusë ngrenë dyshime mbi shifrat e koronavirusit!

Presidenti rus Vladimir Putin i ka krahasuar mjekët rusë me ushtarët heroikë të Ushtrisë së Kuqe që luftuan nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Javën e kaluar, udhëheqësi rus nënshkroi dekrete për të nderuar mjekët me medalje të veçanta për përpjekjet e tyre kundër koronavirusit.

08:35
SHBA/ Në zonën e protestës në Seattle, një burrë i vrarë me armë dhe një adoleshent i plagosur

Policia në Seattle thotë se një sulm në zonën e bllokuar nga protestuesit në qytetin Seattle, në lagjen Capitol Hill, ka lënë një burrë të vdekur dhe një djalë 14-vjeçar të plagosur.

08:31
Kritika për çmimin e lartë të ilaçit për trajtimin e koronavirusit

Prodhuesi i ilaçit që duket se shkurton kohën e rikuperimit për pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19, thotë se do të faturojë çmimin prej 2,340 dollarë për një kurs trajtimi tipik për individët e mbuluar nga programet shëndetësore të shteteve amerikane dhe vende të tjera të zhvilluara.

08:31
Itali/ Drogë me vlerë 40 mln euro! 37 të arrestuar për trafik ndërkombëtar, prangosen edhe shqiptarë

37 persona kanë rënë në pranga, të akuzuar për të qenit pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

07:55
Miratohet ligji, Kina merr më shumë fuqi veprimi mbi Hong Kong-un

Kina ka miratuar një tjetër ligj i cili i jep Kinës fuqi të reja veprimi mbi Hong Kongun. Ky ligj shumë i diskutueshëm nga faktorët e jashtëm e thellon edhe më shumë krizën mes Kinës dhe Hong Kongut.

07:30
Temperatura deri në 37 gradë celcius, ky është parashikimi i motit për sot

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara në zonat malore.

07:12
Video/ I protestuan përballë shtëpisë në SHBA, kryebashkiakja bashkë me burrin i del me armë

Një skenë e çuditshme është xhiruar të dielën në Saint Luis të Missouri, SHBA, gjatë protestave kundër kryebashkiakes, Lyda Krewson.

06:48
Lëngu i mishit, shëruesi ideal për organizmin

Lëngu i mishit është i këndshëm në shije por edhe shumë i shëndetshëm dhe shërues për organizmin. Ai përmban minerale të rëndësishme, yndyrna të shëndetshme, kolagjen, amino acide dhe shumë më tepër. Bëhet fjalë për lëngun e mishit të viçit, i cili përmirëson tretjen dhe sekretimin e acidit hidroklorik që është i nevojshëm për shpërbërjen e proteinave në stomak. Pamjaftueshëmëria e këtij acidi shkakton çrregullime të lëkurës, anemi, osteoporozë, azëm, alergji e të tjera.

06:27
Dëmet në shëndet kur ju mungon kalçiumi, ja çfarë i ndodh trupit dhe ushqimet ku e gjeni

Kalçiumi është minerali më i bollshëm që gjendet në trupin e njeriut. 99 përqind e të gjithë sasisë së kalçiumit në organizëm ruhet në kocka dhe dhëmbë.

06:06
Fiqtë e freskët, zbuloni pse duhen konsumuar herët në mëngjes

Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës. Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës. Fiqtë janë nga frutat më të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë. Ata kanë një nivel të lartë të alkaneve dhe prandaj ndihmojnë në rregullimin e pehashit të tretjes.

05:45
Aspirina për lëkurë të pastër, njihuni me katër mënyra si ta përdorni

Aspirinat me siguri janë të njohura për ju duke qenë se janë ndër barnat e para që zgjidhin problemet shëndetësore. Gjithsesi përtej kësaj, çfarë do t’ju bëj vërtetë t’i përdorni ato është bota e bukurisë. Nëse nuk keni dëgjuar më parë për maskat me aspirinë dhe të gjitha vlerat që ato i dhurojnë lëkurës, jeni në artikullin e duhur. Kokrrat e vogla të tyre përmbajnë në sasi të mëdha një acid që quhet acetylsalicylic që vjen nga trungu i shelgut dhe ka veti antinflamatore.

05:22
Pija që qetëson dhimbjet nga qarkullimi i dobët i gjakut

Prevalenca e sëmundjes arteriale periferike është rritur ndjeshëm kohët e fundit në mbarë globin. Kjo sëmundje ka të bëjë me një problem që prek qarkullimin e gjakut ose kur depozitat yndyrore në arteriet kufizojnë rrjedhën e gjakut në këmbë dhe kofshë.