Ministrja e re e Arsimit viziton shkollat në Durrës: Rregullat duhen zbatuar me vullnet nga të gjithë

30/09/2020 15:37
Ministrja Evis Kushi

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka parë nga afër procesin e zhvillimit mësimor në qytetin e Durrësit.

Ajo ka theksuar se rregullat duhen zbatuar me vullnet nga të gjithë për të parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19.

“Në Durrës për të mbikëqyrur nga afër zbatimin e masave anti-COVID19 dhe ecurinë e procesit mësimor. Rregullat duhen zbatuar me vullnet nga të gjithë, për të ulur impaktin e infeksionit dhe për ta kaluar pa pasoja dramatike këtë sfidë që ka prekur gjithë globin”, shkruan Kushi.

Kujtojmë se mësimi nëpër shkolla po zhvillohet nën masa të rrepta anti-covid, që në hyrje me matje temperature, distancë nga njëri-tjetri dhe maskë mbrojtëse.

Top Channel