12 orë në ditë duke pastruar sardele, fituesi i “Big Brother” tregon shumën që mori rrogën e parë

30/09/2020 18:17

Arbër Çepani njihet nga publiku shqiptar si fituesi i “Big Brother Albania 1”.

Sipërmarrësi i suksesshëm ishte i ftuar këtë të mërkurë në studion e emisionit “Ftesë në 5” ku tregoi detaje të reja nga jetesa e tij. Ai tha se pasi zhvilloi për pesë vite shkollën profesionale, u zhvendos për të ndjekur studimet në Itali.

Por për të provuar një eksperiencë të re, ai zgjodhi që për disa muaj të shkonte në Angli dhe të qëronte sardele. Edhe pse ishte 17-vjeç, Arbi tha se punonte 12 orë në ditë dhe merrte 30 paund në ditë.

“Unë studimet e larta i kam bërë në Itali. Por për disa muaj shkova në Angli dhe qërova sardele. Punoja 12 orë në ditë dhe merrja 30 paund, kjo ishte rroga ime e parë”, tha Arbi.

Top Channel