Protesta në Katalonjë/ Në rrugë për të mbrojtur Presidentin

30/09/2020 15:40

Mijëra vetë kanë dalë në rrugët e Katalonjës në mbështetje të presidentit të tyre rajonal, Quim Torra që duhet të largohet nga posti për “mosbinje”.

Sipas raporteve në media, një numër i madh njerëzish u mblodhën në Barcelonë, ndër të tjera, dhe marshuan drejt Parkut Ciutadella përpara parlamentit rajonal. Ata sulmuan policinë me fishekzjarre, qese mbeturinash, gurë e madje dhe koka derrash.

Protesta pati edhe në pjesë të tjera të Katalonjës, ku zemërata është e madhe pas mbështetjes që Gjykata e Lartë e Spanjës i dha një vendimi të gjykatës rajonale sipas të cilit Torra nuk mund të mbajë funksione publike për një vit e gjysmë.

Arsyeja është se përpara zgjedhjeve parlamentare spanjolle në 28 Prill të vitit të kaluar, 57-vjeçari refuzoi të hiqte simbolet e lëvizjes së pavarësisë nga selia e qeverisë së tij në Barcelona dhe ndërtesa të tjera publike, megjithëse komisioni i zgjedhjeve e kishte urdhëruar një gjë të tillë.

Vëzhguesit druhen se largimi nga posti i Torras në mes të krizës së Coronas dhe tri vjet pas referendumit të paligjshëm të pavarësisë më 1 tetor 2017, do të çojë në një përshkallëzim të ri dhe të rrezikshëm të konfliktit të Katalonjës. Torra vetë thotë se nuk do ta pranojë vendim.

Top Channel