Përmbyllet procesi i numërimit në bashkitë Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau Dejës.

Demokratët shënojnë një pjesmarrje që varion nga 60 në 70% në këto bashki.

Nga lista e kandidatëve vetëm në Vau Dejes dhe Pukë jane përjashtuar nga gara nga 1 kandidat. Kështu në Pukë u skualifikua Prel Gjoni nga 7 kandidatë që ishin pjesë e listës së votimeve.

Ndërsa në Vau Dejës u skualifikua Marin Tukaj nga 4 emra që ishin ne garë.

Në Malësi të Madhe janë konfirmuar 5 kandidatët.

Aktualisht po numërohen në Shkodër votat e anëtarësisë.

Top Channel