Gjatë mbledhjes së sotme të Këshllit të Ministrave është vendosur të shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gjon Bardhi.

Po ashtu gjatë kësaj mbledhjeje është bërë edhe emërimi i drejtorit të ri.

Drejtori i ri i Doganave do të jetë Gent Gazheli.

Gazheli më parë ka qënë në krye të Albepetrolit, si edhe drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ndërsa detyra e fundit ishte ajo e Ambasadorit në Turqi ku edhe dha dorëheqjen.

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DOGANAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 15, të ligjit nr.102/2014, “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Gjon Bardhi, drejtor i Përgjithshëm i Doganave, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Genti Gazheli emërohet drejtor i Përgjithshëm i Doganave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Top Channel