Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, motori përplaset me një makinë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, në një kohë kur në Zvërnec janë regjistruar incidente dhe protesta kundër projektit të zhvillimit në zonë.
Në reagimin e tij, Rama ka sjellë si shembull resortin e njohur “Costa Navarino” në Greqi, duke e përdorur si argument për të mbrojtur projektet e mëdha turistike dhe investimet strategjike, të cilat sipas tij shpesh përballen me kundërshti dhe “paragjykime të tepruara” në fazën e tyre të parë.
“Costa Navarino mund të quhet ndryshe historia e zakonshme e lajmëtarëve të katastrofës, atyre që nuk ëndërrojnë, por paragjykojnë ëndrrat e të tjerëve,” shkruan Rama, duke theksuar se projekte të ngjashme fillimisht janë përballur me protesta, peticione dhe parashikime për dëme mjedisore, por më pas janë kthyer në histori suksesi.
Ai sjell në vëmendje zhvillimin e zonës së Messinisë në Greqi, duke e cilësuar sot si një nga destinacionet turistike më prestigjioze në Europë, me mijëra vende pune dhe përfitime ekonomike, por edhe me tregues të përmirësuar mjedisorë sipas tij, përfshirë ulje të emetimeve dhe përdorim të energjisë së rinovueshme.
Duke iu referuar debatit për investimet, Rama thekson se “jo çdo projekt është automatikisht i mirë”, por sipas tij zhvillimi nuk mund të refuzohet apriori. “Nëse do të ishte dëgjuar gjithmonë kori i atyre që thonë ‘nuk bëhet’, sot nuk do të kishte aeroporte, porte, autostrada apo qytete moderne,” shkruan ai.
Top Channel