FOTO/ Udhëtoi deri në Gambia për të gjetur dashurinë e jetës, 58-vjeçarja rrëfen për mediat historinë e dashurisë…

30/09/2020 21:34

Michelle udhëtoi deri në Gambia për të gjetur dashurinë e vërtetë.

Në moshën 58-vjeçare u martua me njeriun me ngjyrë Ebou, 46-vjeç. Ajo është shprehur për mediat se ka udhëtuar në shumë vende të botës për të gjetur dashurinë e jetës e nuk e kishte menduar ndonjëherë që do ta gjente në Gambia.

Për një dokumentar të ri të titulluar “Sex On The Beach”, moderuar nga gazetari Seyi Rhodes, Michelle ka treguar se mikeshat e saj mendojnë për Ebou se ai është mjaft tërheqës. Më tej ajo ka zbuluar më shumë detaje nga marrëdhënia e tyre tejet e veçantë.

“Të gjithë mikeshat e mia beqare mendojnë se Ebou është mjaft tërheqës. Në një udhëtim që pata në Gambia u njoha me Ebou. U njohëm krejt rastësisht në një bar, e vendosëm që të kalonim më shumë kohë së bashku. Brenda pak kohësh vendosëm të martoheshim në një dasmë që ishte e gjitha tradicionale. Familjet tona u bashkuan e ato momente për mua kanë qenë të paharrueshme”, tha Mitchel.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale akuzojnë Ebou-n se ai është martuar me Mitchel vetëm për para, por është pikërisht kjo e fundit që ka hedhur poshtë këto zëra, duke thënë se deri më tani ajo nuk i ka dhuruar partnerit as edhe një cent.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel