35 institucionet e larta arsimore, publike e private, janë të gjallëruara, edhe për faktin, që nisi raundi i dytë i regjistrimeve. Ky raund do të zhvillohet me 5 faza dhe mbyllet në 9 tetor.

Dega e Gjermanishtes tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, ndër më të kërkuarat, ofron 120 kuota. Pjesa më e madhe janë ezauruar dhe kanë mbetur për këtë raund, vetëm 11 vende të lira.

“Vij nga Kavaja. Regjistrohem te Gjermanishtja, për perspektivën që ka si degë. Kur të gjithë I kanë drejtuar sytë andej, e shikoj si një mundësi të shkëlqyer për t’u larguar. Të ardhmen time e shikoj jashtë. Gati gjithë klasa ime janë për t’u larguar. Andej ka treg pune dhe mundësi për t’u zhvilluar. Këtu, më vjen keq ta them hapur, por nuk ka.
Zgjodha Anglishten, pasi ka mundësi të mira punësimi, në arsim, hoteleri, turizëm, përkthim etj.
Në raundi parë nuk ja dola. Tani kam ardhur të regjistrohem tek Frëngjishtja. Kam njerëz atje dhe do shkoj të punoj andej. Jam për të ikur”.

Ajo që shihet këtë vit është se maturantët ekselentë i preferojnë universitetet në vend. Por ka të tjerë, që thonë se numri i madh shpjegohet me pandeminë që i frenoi shumë prej tyre të studiojnë jashtë. Madje theksojnë se degë si Infermieria, që nuk ka më kuota të lira, të rinjtë I shikojnë si biletë e sigurtë punësimi jashtë vendit.

Top Channel