Numri i të prekurve nga koronavirusi në mbarë botën ka shkuar në mbi 34 milionë.

Gjithsej 34.020.311 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 7.420.300 raste deri më tani.

Dhjetë vendet në radhë pas SHBA-së janë India (6.287.238), Brazili (4.787.637), Rusia (1.176.286), Kolumbia (824.042), Peruja (811.768), Spanja (769.188), Meksika (738.163), Argjentina (736.609), Afrika e Jugut (672.572) dhe Franca (550.690).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 318.663.

Deri më tani kanë humbur jetën mbi 1 milion persona, ndërkaq, rreth 25,3 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.

Top Channel