Nagorno Karabak, Rusia: Uluni e bisedoni, përndryshe…

01/10/2020 10:59

Rusia është ofruar të ndërmjetësojë bisedimet për t’i dhënë fund luftimeve që kanë shpërthyer mbi të ardhmen e Nagorni Karabakut.

Rusia është ofruar të ndërmjetësojë bisedimet për t’i dhënë fund luftimeve që kanë shpërthyer mbi të ardhmen e Nagorni Karabakut. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ua bëri ofertën qeverive të dy vendeve që pretendojnë zonën, Azerbajxhanit dhe Armenisë.

“Retorika e luftës duhet ndaluar”, u tha nga zyra e tij, e cila sqaroi se Lavrov kishte thirrur ministrat e jashtëm të të dy vendeve, duke i kërkuar t`i japin fund konfliktit, qëllim ky për të cilin Moska shprehet e gatshme të japë kontributin e vet.

Më shumë se 100 persona kanë vdekur që nga e diela prej atij që konsiderohen si përplasjet më të egra dypalëshe prej dekadash të tëra. Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorni-Karabaku drejtohet nga armenët etnikë. Armenia dhe Azerbajxhani –që të dyja dy ish republika Sovjetike – bënë një luftë për këtë rajon në 1988-1994 e tani, ekziston frika se në konflikt mund të tërhiqen edhe fuqitë ndërkombëtare, përfshire dhe vete Rusin^. Kjo e fundit është pjesë e një aleance ushtarake me Armeninë dhe ka një bazë ushtarake në vend.

Sidoqoftë, ajo ka gjithashtu ka lidhje të ngushta me qeverinë e Azerbajxhanit. Një ditë më parë, presidenti Azer, Ilham Aliyev u zotua të vazhdojë luftën derisa forcat armene të largohen nga territori. “Kushti ynë i vetëm është që trupat e Armenisë të tërhiqen menjëherë pa kushte nga tokat tona”, u shpreh ai.

Top Channel